LAJMI I FUNDIT:

FMN: Bllokada në Kuvend, ndikime negative në objektivat fiskale të Kosovës

FMN: Bllokada në Kuvend, ndikime negative në objektivat fiskale të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot takoi shefin e Misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Miniane.

Bashkëbiseduesit diskutuan për ndikimin e gjendjes aktuale në Kosovë në trendet e zhvillimit ekonomik dhe treguesit financiar të vendit.

Miniane shprehu shqetësimin e institucionit që ai përfaqëson se bllokada e krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ketë ndikim negativ në objektivat fiskal të Kosovës të paraparë për vitin 2015, si dhe në Marrëveshjet që ka FMN-ja me Qeverinë e Kosovës, në radhë të parë në Ligjin për Buxhetin e Kosovës të vitit 2016 dhe legjislacionin mbështetës të tij.


Kryetari Veseli nga ana e tij theksoj se “institucionet e Kosovës do të zbatojnë përgjegjësitë e tyre për të mos lejuar dëmtimin e proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, stabilitetin financiar dhe ambientin e përshtatshëm për investime ekonomike”, për të shtuar se qëllimi i tij, në të cilin punon si udhëheqës i legjislativit kosovar, është të rikthej vëmendjen e institucioneve në agjendën ekonomike, ngase vetëm hapat pozitiv në këtë agjendë mund të garantojnë zhvillimet tjera pozitive.

“Po humbim kohë dhe energji në agjenda të padobishme dhe është momenti ta ndalojmë këtë trend” tha kryetari Veseli, për të shtuar se “vendi do të ecë përpara pavarësisht kokëçarjeve të momentit”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori