LAJMI I FUNDIT:

Fluturon, fluturon…gomaaari!

Fluturon, fluturon…gomaaari!

Vizitorët e plazhit Golubicka në bregdetin Azovska u tmerruan kur panë se mbi kokat e tyre fluturonte gomari i lidhur me parashutë.

Sipas zëdhënës së policisë në qytetin më të afërt Krasnodar, gomari përfundoi në qiell në kuadër të fushatës reklamuese të disa biznesmenëve rusë, të cilët dëshiruan t’i tërheqin në këtë mënyrë pushuesit nga plazhet e ndyra në plazhet e tyre private.

Gomarin në plazh e lidhën me parashutë të përforcuar në një anije të vogël me motor dhe pastaj kafshën e pafat e lansuan në ajër.

“Filloi të bërtasë nga frika, ndërsa fëmijët ia plasën vajit”, tha zëdhënësja e policisë Larisa Tuchkova. “Por askujt s’i ra ndërmend ta thërrasë policinë”, tha ajo. Në vend të kësaj pushuesit morën kamerat dhe telefonat dhe filluan t’i dërgojnë xhirimet e tyre në televizionet lokale.


Kafsha ra në ujë, disa momente mezi doli mbi sipërfaqe, derisa njerëzit, mezi e nxorën në breg të gjallë. Vuajtjet e gomarit zgjatën gjysmë ore.

Mediat këtë incident e kanë quajtur brutal, ndërsa kryerësit e këtij akti mund të ballafaqohen me dënimin me burg. /Telegrafi/