LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tregon pse Edi Rama është duke e mbrojtur UÇK-në

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës tregon pse Edi Rama është duke e mbrojtur UÇK-në

Për ish-diplomatin, Anton Berisha është krejt normale që një shteti që i përfshihet emri në një raport të tillë siç është ai i Dick Marty-t, kryeministri i atij vendi duhet të reagojë në momentin kur nuk ka fakte për atë çështje.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka folur në lidhje me temën se kush është duke e mbrojtur më shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se raporti i Dick Marty-t e kishte përfshirë dhe vetë Shqipërinë për shkak të Shtëpisë së Verdhë, ku flitej për trafikim organesh.


Sipas Berishës, reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama kishte bazë sepse në akuzë bëhej fjalë për përfshirjen e Republikës së Shqipërisë.

Ai ka vazhduar t’i sqarojë disa dimensione pse Kryeministri i Shqipërisë, Rama kishte reaguar në lidhje me këtë temë ku ka thënë se “për vetë faktin që është përfshirë shteti i tij, është normale që të reagojë”.

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, po shihet jo shpresëdhënëse
Lexo po ashtu Rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, po shihet jo shpresëdhënëse

Tutje ai ka shtuar se është e ditur se dy shtete Kosova dhe Shqipëria, përbëhen nga një komb i njëjtë që është lidhje e fortë për çka nuk duhet të jemi inferiorë.

“Shqipëria dhe Kosova përbëhen nga e njëjta popullatë”, ka shtuar ai.

Ndërsa dimensioni i fundit për Berishën është se mund të jetë se Rama këtë është duke bërë nga vullneti i mirë i tij që ta përmirësojë imazhin e Kosovës pasi sipas tij “qëndrimet e Edi Ramës për UÇK-në janë të njohura”.

Për të raporti i Dick Marty-t është në dëm të gjithë kombit shqiptar e jo vetëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka hedhur dyshime nëse Edi Rama këtë iniciativë e ka bërë në konsultim me shtetet e tjera apo është vetëm një nismë e tij./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori