LAJMI I FUNDIT:

Flamurtari vazhdon me fitore në Ligën Unike të femrave, triumfon ndaj Bashkimit

Flamurtari vazhdon me fitore në Ligën Unike të femrave, triumfon ndaj Bashkimit
(Foto: ligaunike.com)

Flamurtari i Vlorës ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 85-58 (30:18, 19:9, 19:14, 17:17), në xhiron e nëntë të Ligës Unike të femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, deri te rezultati 18:16, kur vendaset me një seri të suksesshme prej 10:0, shkëputen në 28:16, derisa çereku i parë përfundon me shifrat 30:18. Vendaset e nisën fuqishëm periudhën e dytë, duke thelluar epërsinë edhe më shumë, ku më e larta ishte 25 pikë, 45:20, kurse skuadrat shkuan në vazhdime me rezultat 49-27.

Skuadra prizrenase nuk arriti këndelljen as në periodën e tretë dhe loja u menaxhua më mirë nga vlonjatet, që jo vetëm ruajtën epërsinë, por edhe e thelluan në 29 pikë, 68:39, ndërsa shifrat pas 40 minutash ishin 68:41.


Në dhjetë minutat e fundit, skuadra nga Vlora ruajti epërsinë e madhe të krijuar, duke mos e rrezikuar fitoren dhe duke triumfuar me rezultat 85-58.

Te Flamurtari u dalluan Laura Johnson me 29 pikë e shtatë kërcime dhe Samra Omerbasic me 21 pikë e 14 kërcime, kurse te Bashkimi u dallua D’asia Chambers me 22 pikë e dhjetë kërcime.

Flamurtari ka shtatë fitore e një humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori