LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin

Fituesi i 2.7 milionë euro në loto dëshiron ta vozisë prapë autobusin

Shoferi britanik i autobusit, 47 vjeçari Kevin Halstead fitoi 2.3 milionë funte (rreth 2.7 milionë euro) në loto vitin e kaluar. Menjëherë dha dorëheqje nga puna, por tash vendosi të kthehet pasi i mungon puna dhe kolegët.

“Më mungon vozitja me autobus. Nuk mund të rrini pa një punë të cilën e keni bërë 17 vjet pa ndërprerë. Më mungojnë shumë edhe kolegët”, tha Halstead, i cili për çdo ditë për më shumë se një dekadë e gjysmë voziti autobusin në të njëjtin relacion në qytetin e tij të lindjes në Chorley. /Telegrafi/