LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Shqipërisë nuk kaloi në heshtje në mediat ndërkombëtare

Fitorja e Shqipërisë nuk kaloi në heshtje në mediat ndërkombëtare

Shqipëri magjepsëse! Edhe pse vetëm në 14 minuta lojë, kur barazimi ndaj Maqedonisë dukej i pakthyeshëm, me ndeshjen që u ndërpre prej kushteve të papërshtatshme atmosferike.

Në fund kuqezinjtë triumfuan, me rrjetën e Bekim Balaj-t. Suksesi 2-1 nuk kaloi në heshtje në mediat ndërkombëtare. Përkundrazi bëri bujë, edhe sepse Spanja dhe Italia janë të interesuarit direkt, si rivalë të Kombëtares në Grupin G kualifikues të Botërorit 2018.

Mavraj duke e festuar golin e  Bekim Balaj.
Mavraj duke e festuar golin e Bekim Balaj.

“Shqipëria, çfarë fitore!”. Ky ishte titulli i “Corriere della Sera”, që theksonte se kuqezinjtë ngjiten në krye të grupit përkrah Spanjës dhe Italisë.


Në të njëjtën gjatësi vale edhe prestigjozia “La Gazzetta dello Sport”, sipas të cilës “Shqipëria luajti 14 minuta për një gol”, ndërsa “De Biassi arrin të mbajë hapin e Italisë”.

Tifozët shqiptarë u përkujdesën që atmosfera të jetë në nivel.
Tifozët shqiptarë u përkujdesën që atmosfera të jetë në nivel.

Fitorja e Kombëtares u pasqyrua edhe nga “Sportmediaset” dhe SkySport në edicionin italian, që theksoi se Shqipëria e kaloi Maqedoninë në minutën e 90-të.

Në Spanjë, suksesi i kuqezinjve u vlerësua nga “AS”, që theksonte se Shqipëria arriti të fitonte ndeshjen e shtyrë, ndërsa për gazetën “Marca” suksesi i Kombëtares erdhi në sekondën e fundit, shkruan SuperSport.al.

BBC nënvijëzonte se tri pikët e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2018 erdhën pas shtyrjes prej 15 orë të ndeshjes, ndërsa triumfi i skuadrës së De Biassit nuk kaloi pa u vënë re edhe në Gjermani, në kolonat e prestigjiozes “Bild”.

Bekim Balaj duke e festuar golin e fitores.
Bekim Balaj duke e festuar golin e fitores.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori