LAJMI I FUNDIT:

Fitoi para me “mjekrën prej bletëve”

Fitoi para me “mjekrën prej bletëve”

Shumica prej nesh nuk guxojmë as t’i afrohemi kosheres me bletë, ndërsa disa bëhen histerik vetëm nëse një bletë sillet diku afër tyre, por tinejxherja nga Devoni i adhuron bletët punëtore.

Nellie Odam-Wilson (16 vjeçe) ka fituar nga sponsorët 400 paund (rreth 480 euro) duke lejuar që një familje bletësh t’i “ngjiten” për mjekër.

Asnjëra nuk e thumboi, ndërsa Nellie thotë: I kam ndier nëpër tërë trupin tim”.

Megjithatë Nellie këtë aksion nuk e bëri pa ndonjë arsye. Rrezikoi për të grumbulluar para për të udhëtuar në Ugandë, ku planifikon të punojë si vullnetare në një jetimore, shkruan “Daily Mail”.


“Ishte paksa e tmerrshme t’i kesh të gjitha ato bletë në trup, por ia vlejti sepse këtë e kam bërë për një arsye të fortë”, tha ajo.

Bletët në mjekër i mbajti shtatë minuta, duke qëndruar e qetë sa më shumë që ishte e mundur për t’i shpëtuar thumbimit.

“Më kruhej mjekra shumë, por pasi punoj në fermë, e dija se jam në duar të sigurta”, tha ajo. /Telegrafi/