LAJMI I FUNDIT:

Fitoi 14 milionë dollarë në loto por dëshiruan ta mashtronin

Fitoi 14 milionë dollarë në loto por dëshiruan ta mashtronin

Pensionisti amerikan Milledge McCassell (72 vjeç) nga New Yorku, gati mbeti pa 14 milionë dollarët e fituar në loto kur një punëtor i qendrës tregtare Dynasty Deli në Queens u përpoq ta mashtronte plakun. Pasi që nëpunësit i ndriçoi ekrani se tiketa ishte fituese, ai i tha gjakftohtë McCassellit se ka ndodhur një gabim dhe ia pagoi vetëm disa dollarë.

“E çka ka ndodhur me shumën e fituar, e pyeta, ndërsa ai më tha se unë nuk ia dhashë tiketën me numrat fitues dhe shtoi se nuk e di se për çfarë po flisja”, tha McCassell për gazetën New York Daily Mail.

Burri i panjohur mori tiketën fituese dhe nuk dëshiroi t’ia kthente me arsyetimin se e kishte humbur. McCassell e kuptoi se diçka nuk është në rregull kështu që të nesërmen shkoi te një nëpunës tjetër të cilit i besonte më shumë. Së bashku e thirrën lotarinë dhe e paraqitën rastin.

Pronari i qendrës tregtare Taha Al Saidi, e quajti dramën me tiketën e lotarisë një mosmarrëveshje të madhe dhe tha se në qendrën e tij tregtare askush nuk mashtron. Punëtori mashtrues më nuk punon aty. Megjithatë, lotaria ia ndaloi që në qendrën tregtare të shiten tiketa e lotarisë dhe tërhoqi të gjitha aparatet. Mashtruesi tash është nën hetimin e policisë.


“Jam befasuar. Kjo për mua ka qenë një përvojë shumë e keqe”, tha McCassell, ndërsa mbesa e tij tha se më nuk do të blejë kurrë asgjë në atë qendër tregtare. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori