LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet projekti për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë

Finalizohet projekti për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëpunëtorë, ka pritur sot takim delegacionin nga Ministria e Infrastrukturës dhe të kompanisë “Delta Infra”, e cila ka hartuar projektin për zgjerimin e magjistrales Podujevë – Prishtinë, njofton kumtesa komunale.

Në takimin e sotëm është diskutuar për finalizimin e projektit të zgjerimit të rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë, realizmi i të cilit pritet të fillojë së shpejti.

Kryetari Veliu u shpreh i kënaqur që po fillon realizimi i këtij projekti me rëndësi të madhe për qytetarët llapjanë.


“Ky projekt, i cili do të fillojë të realizohet së shpejti, është më rëndësi të veçantë për qytetarët e rajonit të Llapit. Zgjerimi i rrugës do të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më të shpejtë të qytetarëve tanë në këtë rrugë që është mjaft e frekuentuar. Realizimi i këtij projekti ka qenë kërkesë dhe nevojë e kamotshme e Komunës së Podujevës, ndërsa për fillimin e realizimit të këtij projekti falënderojmë Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Infrastrukturës”, tha Veliu.

Për zbatimin më efikas të projektit kryetari Veliu tha Komuna e Podujevës se do t’i vë në dispozicioin të gjitha kapacitetet e saj profesionale.

Ndërsa, Mustafë Krasniqi, këshilltar politik i Ministrit të Infrastrukturës, tha se ministria ka bashkëpunuar me kompaninë e kontraktuar për hartimin e projektit, në mënyrë që projekti të përshtatet me pozitën e rrugës dhe lidhjen me rrugët dytësore.

Krasniqi tha se vëmendje të theksuar në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese i është kushtuar vendosjes së nënkalimeve, mbikalimeve dhe rreth-rrotullimeve.

“Të gjitha këto janë bërë duke pas parasysh ngarkesën që ka kjo rrugë dhe për faktin që ka vendbanime nga të dyja anët e rrugës”, tha Krasniqi.

Rekomandimet, të cilat dolën nga takimi i sotëm, do të futen në projektin e hartuar.

Finalizimi projektit në tërësi i hap rrugë procedurave tjera, ndërsa realizimi i këtij projekti pritet të fillojë menjëherë pas përfundimit të procedurave tenderuese.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori