LAJMI I FUNDIT:

Filmohet duke hedhur shkallëve të marketit bijën 6-vjeçare, ukrainasi përfundon në pranga të policisë (Video, +18)

Filmohet duke hedhur shkallëve të marketit bijën 6-vjeçare, ukrainasi përfundon në pranga të policisë (Video, +18)

Një baba i katër fëmijëve nga Ukraina është arrestuar, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e hedhur shkallëve të marketit vajzën e tij, vetëm pse ajo ishte grindur me vëllanë e saj.

Burri i identifikuar vetëm si Artem, 46-vjeç, është arrestuar nga policia pasi punonjësit e marketit i publikuan filmimet e kamerave të sigurisë në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në video shihet 6-vjeçare, Anzhelika të cilën i ati e nxjerr nga një market në Rivne të Ukrainës, ku më pas e hedh poshtë shkallëve. Dhe është interesant se si babai kishte mohuar se kishte shtyrë të bijën shkallëve, kur punonjësi i marketit e akuzoi – duke u munduar të arsyetohet se ajo ishte penguar dhe më pas kishte rrëshqitur.


Megjithatë, kamerat e sigurisë e kanë dëshmuar të kundërtën, ku shihet qartë se si Artem e hedh shkallëve vajzën e tij e cila pak sekonda më herët ishte grindur me vëllanë brenda marketit.

E ajo çfarë ka habitur me shumë opinionin janë kalimtarët e rastit që nuk reaguan fare, e as që morën mundin për ta ndihmuar vogëlushen e gjorë. Nuk dihet nëse vajza e vogël ka pësuar lëndime trupore, ndërsa mediat lokale raportojnë se ajo ka pësuar vetëm disa mavijosje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori