Gary Oldman luan skenaristin cinik Herman J Mankiewicz, në një film të xhiruar për së mbari e që shfaq sa epokën e artë të Hollivudit aq edhe korrupsionin e tij. Pjesë të shkrimit të kritikut të filmit Peter Bradshaw, Telegrafi sjell më poshtë.
David Fincher e ka ëndërruar jetën e skenaristit hollivudian, Herman J Mankiewicz; rezultati duket i mirë, ndërsa tingëllon edhe më mirë. Është një fabrikim monokromatik, pikërisht i llojit të filmave të epokës së artë të Hollivudit të viteve 1930-’40 me të cilët Mankiewicz punonte, ndonjëherë pa u paguar, derisa nuk e kap shansin për të krijuar një kryevepër autentike të vitit 1941: “Citizen Kane” (Qytetari Kejn). Më në fund ai e merr mirënjohjen e bashkautorësisë (grindavece) me Orson Welles-in, duke e ndarë me të çmimin Oscar për skenarin më të mirë origjinal.
Në filmin “Mank”, Gary Oldman e luan Mankiewicz-in – me cinizmin e tij të zhurmshëm, flokë të çrregulluara, shakatë e hidhura dhe zbaticat e ndikuara nga alkooli sa që shpesh e dikton skenarin e Kejnit nga shtrati i një invalidi (duke ju kujtuar, çuditërisht, performancën e Oldman-it si Winston Churchill). Tuppence Middleton na ofron një rol të mirë e të ndjeshëm të gruas së tij të shumëvuajtur, Sara. Marion Davies – me të cilin Mankiewicz ishte njohur përmes lidhjes së tij me nipin e saj, skenaristin Charles Lederer – luhet nga Amanda Seyfried, ndërsa i dashuri i saj i moshuar, William Randolph Hearst – plutokrati i moçëm i medias dhe vetë modeli i Kejnit – luhet nga Charles Dance (figurë më e hijshme sesa origjinali). Tom Burke e luan Welles-in. Është ky një film që shihet me zemër, i parezistueshëm e që rastësisht shërben për një teori kuazi-Rosebud (fjala e fundit që thotë Kejn në filmin origjinal, që nxit intrigën e një kërkimi e që shpërfaq jetën e rreme të një manjati të mediave – v.j.) rreth gjenezës së Kejnit.
Fincher e krijon versionin se Mankiewicz-i e shkroi skenarin teksa ishte i shtrirë me një këmbë të thyer, pas një aksidenti automobilistik. Në fakt, ai nisi ta shkruante pasi u shërua nga dëmtimi, por Fincher këmbëngul në këtë – për ta shkruar në izolim mjekësor e për të theksuar këtë ide të autorësisë së tij të vetme.
Është ky film i përzemërt dhe ekstravagant për një reporter që u bë skenarist e i cili deri në fund nuk i ka marrë meritat që i takojnë e që madje është lënë në hije. Por, a mundet që shkrimtari i zgjuar, i mençur e i lënduar që luhet nga Gary Oldman, të mos jetë… Herman Mankiewicz? Skenari është shkruar nga babai i ndjerë i David Fincher-it, Jack Fincher, që ishte gazetar dhe redaktor i revistës Life” e që vdiq nga kanceri më 2003. Skenari i mëparshëm i tij, për jetën e Howard Hughes-it, u përzgjodh për filmin “The Aviator” të regjisorit Martin Scorsese – derisa nuk u refuzua në favor të një versioni rival (i shkruar nga John Logan – v.j.).
Duhet të theksohet se Mankiewicz dhe vëllai i tij më i realizuar, regjisori Joseph, kishin frikë nga babai i tyre, studiuesi Franz Mankiewicz, i cili kishte kërkesa të tmerrshme perfeksioniste ndaj djemve të tij. Këto kërkesa thuhet se e frymëzuan Joseph-in të shkëlqejë e Herman-in të maskonte me cinizëm dhe me pije alkoolike ndjenjat e tij të lënduara.
Mankiewicz-i i imagjinuar këtu është dikush që nuk e humbi kurrë ndjenjën e gazetarit për botën përreth tij dhe paudhësitë dhe pompozitetet e politikanëve. Në veçanti, ai është i zemëruar nga filmat propagandistikë me lajme të rreme të paraqitura nga studiot e Hollivudit (me mbështetjen e Hearst-it) për të diskredituar autorin socialist Upton Sinclair në garën e vitit 1934 për guvernator të Kalifornisë, duke krijuar intervista të rreme populiste. Pa e theksuar shumë këtë, filmi na jep pamjen e një Mankiewicz-i të neveritur nga Hearst-i.
Se sa bukur duket ky film, është e mundur të kalosh në një lloj ekstazë: një shfaqje magjepsëse e krijuar nga mjeshtri i fotografisë Erik Messerschmidt, skenaristi Donald Graham Burt, e kostumografja Trish Summerville. Është kjo një pamje jo e zakonshme e Hollivudit – pikëpamja e tanishme është ndoshta më shumë në përputhje me mini-serialin e Ryan Murphy-it, “Hollywood”, që ka të bëjë me korrigjimin e përjashtimeve që u janë bërë të gjithëve jashtë sistemit të bardhë-heteroseksual, por kjo nuk është ajo që “Mank” përshkruan. Por, është një drame romantike që krijon varësi, duke e përzier ndjeshmërinë me rrëmbimin njerëzor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

ZHGËNJIM

Dukuri dhe karakteristika të epikës historike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri