LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Babai” garon për çmimin prestigjioz gjerman me filma të yjeve botërorë

Filmi “Babai” garon për çmimin prestigjioz gjerman me filma të yjeve botërorë

Filmi “Babai” nën regji të Visar Morinës është propozuar për nominim për çmimin më prestigjioz gjerman që ndryshe njihet edhe si “Lola”.

Këtë çmim e ndan Akademia Gjermane e Filmit. Nga 28 filmat të cilët janë propozuar për çmimin kryesor në kategorinë “Best Feature Film”, ku bën pjesë edhe “Babai”, vetëm gjashtë prej tyre do të dominohen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmat që nominohen automatikisht shpërblehen me nga 250 mijë euro, ndërsa çmimi i parë bashkë me trofeun e artë merr edhe shpërblimin prej 500 mijë eurove, pa përfshirë shumën e nominimit. Çmimi i dytë, ai i argjendtë, merr shpërblimin prej 425 mijë eurosh, ndërsa i treti, i bronzti 375 mijë.

Emrat e filmave të nominuar do të bëhen të ditur në muajin prill, ndërsa ceremonia e ndarjes së tyre do të mbahet në fund të pranverës.


“Babai”, kooproduksion midis Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Maqedonisë ishte i përzgjedhuri i Kosovës për propozim për nominim për “Oscar” në kategorinë e filmave të huaj, por që nuk u fut në listën e ngushtë.

Për shansin që i është dhënë “Babait” që të marrë një çmim që ka vlerë monetare prej 750 mijë eurosh, regjisori Visar Morina ka thënë se ka peshë të madhe për faktin se ndahet nga Akademia Gjermane e Filmit. Por edhe për një tjetër arsye. Ai është përzgjedhur në mesin e filmave të regjisorëve të njohur që kanë qenë të nominuar për “Oscar” e që kanë fituar “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit në Cannes apo “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecie.

“‘Babai’ tashmë është përzgjedhur nga komisioni që të jetë në garë për nominim. Tash, anëtarëve të Akademisë u dërgohet filmi, bashkë me filma të tjerë, dhe varet se sa prej anëtarëve e shohin dhe e nominojnë filmin”, ka thënë Morina.

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori