Janë publikuar filmat e shkurtër dhe ata dokumentarë të cilët do të financohen nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Juria që ka vlerësuar filmat ishte e përbërë nga Bardh Rugova - gjuhëtar, kompozitori Ilir Bajri, Valon Jakupi - regjisor dhe producent, Orhan Kerkezi - regjisor dhe dramaturg, Astrit Kabashi - aktor dhe profesor në Fakultetin e Arteve, regjisorja dhe producentja Arzana Kraja dhe Visare Aliu - skenariste. Pas propozimit të tyre, Këshilli drejtues i përbërë nga Arben Zharku - kryesues, Agron Vula, Ilir Kabashi dhe Ben Apolloni, mori vendimin për filmat që do të subvencionohen, për vitin 2013.
Tre filmat e shkurtër që do të subvencionohen janë “Të Pafajshmit” me skenar dhe regji të Amir Vitisë, me subvencionim 9,600 euro, filmi “Once upon a time in the norther Kosova” me skenar dhe regji të Eki Rrahmanit me shumë prej 15,500 euro dhe filmi “Kutia” me skenar të Naser Shatrollit dhe regji të Eno Milkanit, me producent Alban Makolli subvencionohet me shumën prej 15,500 euro.
Ben Apolloni ka treguar sa filma kanë aplikuar, për të marrë mbështetje financiare nga QKK-ja.“Kanë aplikuar 10 skenarë për filma të shkurtër dhe nëntë për filma domumentarë, nga prej nga janë përzgjedhur tre filma të shkurtër dhe katër filma dokumentarë”, ka thënë Ben Apolloni, anëtar i Këshillit drejtues. Juria ka lexuar skenarët dhe ka votuar për ta, kështu edhe janë përzgjedhur filmat.“Juria i ka lexuar dhe i ka vlerësuar skenarët, i ka notuar projektet dhe ata që kanë marrë më shumë poena kanë fituar”, ka treguar Apolloni për “Zërin”.
Ndërsa, nga filmat dokumentarë, pas propozimit të jurisë është marrë vendimi që të subvencionohen katër projekte: “Shenjat e të kaluarës” me skenar të Muharrem Fusa dhe regji të Muhamed Bytyqit subvencionohet me 9,900 euro, “Ura” me skenar dhe regji të Valmira Hysenit subvencionohet me shumën prej 9,300 euro, pastaj “Kosova Dogs” me skenar dhe regji të Blerdi Malushit, i shtëpisë filmike “Maximus”, subvencionohet me shumën prej 8,900 euro, si dhe filmi dokumentar “Edit Durham”, me skenarin e Ilaz Thaqit dhe Berat Miftarit, i shtëpisë filmike “Çak Consulting” përkrahet me shumën prej 2.500 euro.
Apolloni ka shtuar se juria duhet të flasë për cilësinë e filmave, sepse sipas sugjerimeve të tyre janë marrë vendime për filmat që janë shpallur fitues për subvencionim.“Juria i ka lexuar skenarët dhe duhet të flasë për cilësinë e filmave. Në bazë të sugjerimit të tyre, kemi marrë vendimin. Shpresoj që juria ka vlerësuar drejt dhe ka bërë përzgjedhjen e duhur”, është shprehur Ben Apolloni.
Gjuhëtari Bardh Rugova, pjesë e jurisë, është shprehur se gjuha duhet të përshtatet me rolin e personazhit, sipas tij, skenaristët e mirë duhet të dinë ta realizojnë këtë lidhje.“Disa filma kanë qenë mirë të realizuar gjuhësisht, disa të tjerë jo. Disa kanë bërë përshtatjen e gjuhës sipas personazheve. Skenaristi i mirë di t’i përshtatet edhe personazhit sepse nuk flasin njësoj të gjithë njerëzit, ndryshe flet rajoni i Prizrenit, ndryshe ai i Gjakovës. Prandaj gjuha duhet të përshtatet me personazhin”, ka thënë Rugova, anëtar i jurisë. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

DUKE FOLUR ME IDIOTË

E vërteta, sipas Dritëro Agollit

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës