LAJMI I FUNDIT:

Fillon xhirimet filmi “Cheers”

Fillon xhirimet filmi “Cheers”

Filmi i metrazhit të shkurtër “Cheers” me regji dhe skenar nga Norika Sefës, ka filluar xhirimet, të cilat do vazhdojnë edhe për pesë ditë të tjera.

“Filmi flet për Lisin, djali që merr rrogën e parë dhe vendos ta ndajë mes shokëve. Shokët e tij duan raki, Lisi do të pijë dhe pse nuk i pëlqen aspak. Lisi do vetëm që të gjithë të jenë bashkë. Përpiqet të përzihet në bisedë, ata argëtohen me të, se e shohin si një burrë të vocërr dhe të lezetshëm. Por, ai i cili di të bëhet shumë i këndshëm me të, kthehet dhe sillet shumë vrazhdë me shokun afër tij. Shumë shpejtë ata do të harrojnë se Lisi ndodhet mes tyre. Lisi duhet të kuptojë kush janë shokët e tij të vërtetë, këta këtu apo ata që tashmë po luajnë jashtë”, thuhet në një njoftim për media që ka lëshuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Aktorët që luajnë në këtë film, janë: Luan Jaha, Bislim Muqaj, Nëntor Fetiu, Veton Osmanaj, Andi Bajgora dhe Xhelal Haliti.


Premiera e këtij filmi, sipas njoftimit thuhet se do të jepet në shkurt të vitit 2015. /KP/Telegrafi/