LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushatën elektorale duke bërë striptiz

Fillon fushatën elektorale duke bërë striptiz

Striptizeja Zahra Stardust (27 vjeçe) planifikon që me Partinë Seksuale të sigurojë një vend në parlament. Fushata elektorale fillon javën e ardhshme, ndërsa Zahra planifikon të marrë sa më shumë mbështetje nga qytetarët.

Emri i vërtetë i Zaharas është Mariane Leishman, ndërsa vitin e kaluar është shpallur kampione në vallëzimin rreth shtyllës së striptizit në qiell të hapur. Në parlament dëshiron ta prezantojë Wellsin Jugor.

“Kohët e fundit kam vallëzuar rreth shtyllës nëpër rrugët e qyteteve australiane për t’i dëshmuar qytetarëve se çfarë di të bëjë’, tha striptizerja. Marianne ka pozuar për disa fotografë, ka qenë artiste e trapezit dhe zjarr-gëlltitëse. Kjo artiste e shumanshme në dy vjetët e fundit ka punuar për një firmë avokatësh në Sydney, shkruan The Sun.

Dëshiron të hyjë në Parlament në mënyrë që ajo dhe partia e saj t’ia sqaroj opinionit “nevojat seksuale në Australi në shekullin e 21-të’. Nëpërmjet politikës dëshiron të fus arsimim më të mirë seksuale nëpër shkolla dhe premton se do t’i legalizoj martesat e homoseksualëve. Zgjedhjet janë më 21 gusht. /Telegrafi/