LAJMI I FUNDIT:

Fillon festa e muzikës

Fillon festa e muzikës

Sot në sheshin “Nënë Tereza”, ka filluar festa e muzikës për vitin 2013, e organizuar nga Ambasada e Francës dhe Aleanca franceze dhe e përkrahur nga komuna e Prishtinës.

Këshilltarja për bashkëpunim dhe kulturë e Ambasadës Franceze, Isabelle Combarnous, ka thënë se kjo festë është krijuar në vitin 1982 nga Ministria e Kulturës së Francës dhe festohet qe 30 vite më 21 qershor.

“Kjo festë e muzikës është krijuar në Francë, që nga viti 1982 dhe tash është bërë edhe festë ndërkombëtare. Jemi shumë të gëzuar që tash do ta bëjmë hapjen zyrtare të festës së muzikës në Prishtinë. Fryma e kësaj feste të muzikës është se marrin pjesë edhe profesionistët, edhe amatorët, dhe është i hapur për të gjithë njerëzit. Dhe, gjithmonë festa e muzikës është falas”, ka thënë Combarnous, transmeton KP.

Që nga pasdita deri në mesnatë do të përformojnë grupe të ndryshme të muzikantëve të rijnë dhe më vonë muzikantët më profesionistë.


Combarnous, ka thënë se nga ora 15:00 do të dalin në skenë shoqata e profesorëve të frëngjishtes APFK, Xixëllonjat, studio e baletit Mjellmat, Les z’amis, shkolla për kitarë Vihuela, Passeurs de mots (FR), ndërsa prej orës 18:45 Edona Reshitaj, EHO, Glock Records, Dren Abazi & Zig Zak orchestra dhe Dj Rakam.

Kjo festë në Kosovë ka zgjatur gjatë tre ditëve në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe do të përmbyllet sot në Bulevardin Nënë Tereza, në orën 23:00. /Telegrafi/