LAJMI I FUNDIT:

Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19

Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive.

Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronominë, qendrat tregtare.

Po ashtu është vendosur:


Organizimi i ambientit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë bëhet prej datës 8 qershor deri më 19 qershor me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmërisë më 23 qershor 2020);

Organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë bëhet nga 15 qershor deri më 30 qershor dhe mbajtja e testit të maturës më 4 korrik 2020);

Lejimin orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.

Shfuqizohet pika  IV. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/35 të datës 27 mars 2020 me të cilin personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vet-izolohen për 14 ditë të ardhshme.

Shfuqizohet pika  4. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës.

Hapen kufijtë tokësor në pikat kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.

Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultatin negativ për testin Covid-19 RT PCR (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vet-izolimit;

Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare;

Deri më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësim i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Shfuqizohet pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Shfuqizohet pika 9.  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë reduktuar veprimet esenciale dhe stafi esencial për çdo institucion publik.

Shfuqizohet pika 1.3. e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/17 i datës 27 mars 2020 lidhur me ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuara të Republikës së Kosovës.

Të gjitha ministritë e linjës në bashkëpunim me palët e interesit obligohen t’i zbatojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi, me theks të veçantë të ketë kontrolle rigoroze nga organet e rendit dhe Inspektoratet respektive.

Në arsyetimin e miratimit të këtyre vendimeve, është theksuar se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake, e konstatuar nga IKSHPK-ja dhe zyra e OBSH-së në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori