LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë procedurat për studimin e fizibilitetit për stadiumin kombëtar “Dardania Arena”

Fillojnë procedurat për studimin e fizibilitetit për stadiumin kombëtar “Dardania Arena”
epa05525962 Kosovo supporters cheer for their team before the FIFA World Cup 2018 qualifying soccer match between Finland and Kosovo at the Veritas stadium in Turku, Finland, 05 September 2016. Kosovo played their first FIFA World Cup qualifier in Turku. EPA/MARKKU OJALA FINLAND OUT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton se ka filluar me proceduat e prokurimit për studimin e Fizibilitetit të Qendrës Nacionale për Sport dhe Stadiumit Kombëtar të Futbollit “Dardania Arena”, në Bërnicë të Poshtme të komunës së Prishtinës.

Procedura që është në zbatim për këtë aktivitet të prokurimit është Procedura e Kufizuar e cila ka qenë e hapur për këtë fazë para kualifikuese që nga data 9 qershor 2017 deri më 10 korrik 2017.

Gjithsej, janë dorëzuar nëntë kërkesa për pjesëmarrje. Në formën elektronike përmes platformës së prokurimit, ndërsa tetë të tjera në formë fizike (të fortë). Kërkesat për pjesëmarrje kryesisht janë Konzorciume/Partneritete ndërkombëtare si nga Anglia, Amerika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Shqipëria dhe Kosova.


Këto kërkesa për pjesëmarrje do të vlerësohen dhe ekzaminohen nga një komision profesional i cili në përbërje të tij përveç zyrtarëve të MKRS-së ka edhe përfaqësues të deleguar dhe të autorizuar nga Institucionet që mund të japin kontribut në vlerësimin dhe ekzaminimin sa më të drejtë të këtij aktiviteti të prokurimit, ekspertë në lidhje me këtë fushë, nga:

– Federata e Futbollit të Kosovës;

– Komuna e Prishtinës; dhe

– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës i Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjithashtu, i tërë procesi i vlerësimit dhe ekzaminimit të këtij aktiviteti të prokurimit do të monitorohet/vëzhgohet nga afër nga përfaqësuesit zyrtar të Agjencisë Kundër Korrupsion.

I gjithë ky proces i vlerësimit dhe ekzaminimit deri në nënshkrimin e kontratës me operatorin e përzgjedhur do të udhëhiqet nga Divizioni i Prokurimit në MKRS në pajtueshmëri të plotë me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik në Kosovë me Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

PSG po përgatit ofertë të lartë për Raul Asencion

La Liga
Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

Neymar nuk është në planet e Barcelonës, klubi ka dy lojtarë tjerë si prioritet

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Kalo në kategori