LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Nuk do të heqim dorë nga vaksinimi i fëmijëve parashkollor

Filipçe: Nuk do të heqim dorë nga vaksinimi i fëmijëve parashkollor

“Nuk mund të heqim dorë nga ajo që gjithë fëmijët që pranohen në kopshte dhe shkolla fillore të vaksinohen. Derisa i kemi të gjitha mjetet në dorë, kur është e përcaktuar me ligj, është e detyrueshme të jepet çertifikata e vaksinimit, nuk mund të bëhen lëshime, të na ndodhin epidemi me raste vdekjesh”, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai theksoi se të dielën pas inaugurimit të presidentit Stevo Pendarovski, kishte takim jozyrtar me ministrin e arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi dhe me ministren e drejtësisë Renata Deskoska, ku ishin të pranishëm disa deputet ndër të cilët disa ishin mjek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shkëmbyem mendime. Ministri i arsimit dëshironte atë çështje ta parashtrojë sot në seancën e Qeverisë për të marrë vendime të duhura ligjore nga Sekretariati për Legjislacion. Besoj se në fund të ditës do të dalim me mendim të përbashkët. Besoj se deri ditën e nesërme do të kemi një qëndrim të përbashkët”, deklaroi Filipçe./Telegraf/


Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori