LAJMI I FUNDIT:

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria nuk lëviz (Foto)

FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria nuk lëviz (Foto)

Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga FIFA.

Edhe në klasifikimin e muajit gusht kuqezinjtë e Gianni De Biasit vazhdojnë të mbajnë vendin e 37-të në botë në kuotën e 739 pikëve.

Shumë pak kombëtare kanë arritur të fitojnë pozicione ose të humbasin ndonjë vend në renditje në këtë klasifikim të ri të publikuar nga qeveria e futbollit botëror kjo për vetë faktin se shumica e ekipeve përfaqësuese nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore që pas përfundimit të Euro 2016-të.


Kombëtarja shqiptare në klasifikimin e FIFAs për muajin gusht lë pas përfaqësuese të tilla si Rusia, Irani, Suedia, Senegali e Paraguai ndërsa përpara në renditje ka kombëtare si Republika Ceke, Gana apo Bregu i Fildishtë.

Dy impenjimet e radhës për kombëtaren kuqezi janë ato ndaj Marokut dhe Maqedonisë. Miqësorja ndaj përfaqësueses afrikane do të zhvillohet në datën 31 Gusht në stadiumin Loro Borici ndërsa sfida eliminatore për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, pesë ditë më pas në të njëjtin stadium.

Ndërsa sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të eliminatoreve të Kupës së Botës, Spanja pozicionohet në vendin e 8-të në renditjen e FIFAs, Italia në vendin e 10-të, Izraeli shumë më poshtë se kuqezinjtë në vendin e 76-të, Maqedonia e 138-ta ndërsa Lihtenshtejni i 182-ti.

Klasifikimi vazhdon të kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia.

CpkIiSUXEAAqsn0

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga
Kalo në kategori