LAJMI I FUNDIT:

FIFA po i shqyrton kërkesat e lojtarëve të Kosovës

FIFA po i shqyrton kërkesat e lojtarëve të Kosovës

FIFA ka konfirmuar se është duke shqyrtuar kërkesa të futbollistëve që kanë kërkuar të luajnë për Kosovën, ani pse më herët shumë nga ta kanë luajtur për shtete tjera. Por, shtëpia e futbollit botëror nuk ka përmendur emra.

FIFA nuk i lejon futbollistët ta ndërrojnë përfaqësuesen, por me qenë se Kosova posa është ndërkombëtarizuar, FIFA po e trajton procesin në mënyrë specifike.

“Aplikimet e ndryshme aktualisht janë në pritje të shqyrtimit dhe po hetohen. Me to po merret Komisioni për Statusin e Futbollistëve. Si rrjedhojë, nuk jemi në gjendje që të komentojmë më tej në këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e FIFA-s për “Reuters”, transmeton zëri.


“Rrethanat specifike të çështjes në fjalë që kanë të bëjnë me pranimin e një anëtari të ri në FIFA dhe futbollistët potencialisht të pranueshëm për të, duket se nuk janë të rregulluara saktësisht me statutin e FIFA-s”, ka theksuar FIFA.

Ky proces i komplikuar ka bërë që Kosova në mënyrë të pazakontë ta pres ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit kundër Finlandës më 5 shtator. Në lojë do të aktivizohen ata lojtarë që marrin përgjigje nga FIFA deri të dielën.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori