Deklaratat e sotme në Beograd të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dedikuar Kosovës, për mos bashkëngjitje në iniciativën “Ballkani i Hapur”, po vlerësohen të jenë puro-politike dhe për interesa personale.
Deklarimet e kryeministrit shqiptar se “kërkim falja e Serbisë ndaj Kosovës duhet të vijë në fund e jo në fillim” dhe ajo e presidentit serb se “marrëdhëniet me Prishtinën i zgjidhim me dialog, ‘Ballkani i Hapur’ është tjetër gjë”, sipas Arbër Fetahut nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike janë vazhdimësi e qëndrimit të tyre dhe nuk befasojnë aspak.
Derisa arsyeton Kosovën për vendimin e saj që të mos i bashkohet kësaj nisme.
“Sot i pamë takimin e të tre liderëve, takimin me biznesmenë dhe me deklaratat e tyre, shihet që ata e kanë një vullnet dhe një qëndrim që dëshirojnë të themelojnë këtë iniciativë. Konsiderojmë që deklaratat ishin në vazhdimësi të qëndrimit të tyre. Këto deklarata të Rama dhe të Vuçiq, janë deklarata puro politike dhe puro të drejtuara drejt interesit të tyre personal apo interesit të shtetit të tyre. Prandaj, ndonëse nuk ndonjëherë nuk na pëlqen neve si Kosovë, duhet të jemi të mësuar edhe me deklarata edhe me qëndrime të Shqipërisë që jo domosdoshmërisht na konvenojnë neve. Kosova është mirë që ka ruajtur një pozicion të vetin, e ka konstruktuar një qëndrim dhe ka vepruar në bazë të këtij qëndrimi dhe të këtij mendimi politik dhe ekonomik që ka për ‘Open Balkan’”, thotë Fetahu.
Sipas tij, e ardhmja e “Ballkanit të hapur” do të varet shumë nga Bashkimi Evropian.
“E ardhmja e ‘Open Balkan’ do të varet shumë edhe nga dinamikat e BE-së, procesit të integrimit evropian, Procesit të Berlinit si dhe dinamikave të dialogut Kosovë-Serbi, sa i përket zhbllokimit të marrëveshjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me qarkullimin, doganat e të tjera”, thotë ai.
Fetahu përgëzon qeverinë e Kosovës që po i qëndron prapa qëndrimit të saj për të mos iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”, pasi thotë se rruga e vetme drejt integrimit është Bashkimi Evropian.
“Sa i përket deklaratave që u cek aty, se këto vende do të kërkojnë të bashkohen në ‘Open Balkan’ pas disa muajve, kjo mbetet të shihet pasi që vet nisma është gjysmake dhe nëse në të vërtet kërkohet që të bashkohen, atëherë kemi të bëjmë me një projekt shumë voluminoz, shumë të famshëm dhe të shpejtë, që ka një sukses të jashtëzakonshëm, e që për mendimin tonë, ne kemi dyshimet tona që mund të funksionojë aq shpejt saqë të tjerët të kërkojnë të bashkohen. Për Kosovën, rruga e vetme mbetet BE dhe çdo zëvendësim i agjendës evropiane me agjenda regjionale, nuk i bënë nder Kosovës, por as nuk i hyn në punë në aspektin e përparimit”, thekson ai për kp.
Ai flet edhe për ndikimin që mund të ketë në iniciativën “Ballkani i Hapur” dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas humbjeve të zgjedhjeve lokale.
“Procesi i zgjedhjes së qeverisë së re në Maqedoni merr kohë pak më shumë pasi është në proces tjetër në krahasim me Kosovën. Vet dërgimi i një përfaqësuesi të qeverisë në këtë takim sot pak a shumë e konfirmon që kjo kastë politike në Maqedoni është pro ‘Open Balkan’ dhe duke marrë parasysh të kaluarën e VMRO-DPNME nuk është se ka pasur ndonjë marrëdhënie të tensionuar me Beogradin, përkundrazi ka pasur një marrëdhënie më pro-aktive dhe më të afërt edhe në të kaluarën. Prandaj, është herët të themi se ka ndryshuar iniciativa ‘Open Balkan’, edhe pse një mini-goditje mund të themi që është pësuar më dorëheqjen e Zaev”, thotë ai.
Takimi i radhës i nismës rajonale për bashkëpunim “Ballkani i Hapur”, pritet të mbahet në dhjetor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës