Nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja reviale ndërmjet kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Ferronikelit dhe fituesit e Kupës së Diasporës, Kosova nga Cyrihu.
“Është momenti më i mirë për t’u takuar këto dy skuadra. Në njërën anë është fituesja e Kupës së Kosovës dhe, në anën tjetër, ajo e disporës. Pas takimit Kosovë-Shqipëri, festa besoj se do të vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje”, shprehet trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu.
Skuadra nga Drenasi vitin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën, derisa është lider këtë edicion me 29 pikë pas 15 ndeshjeve, duke qenë sërish pretendent kryesor për titull. Gani Sejdiu thotë se në takimin ndaj Kosovës do të luajë me formacion të kombinuar.
“Ne kemi një orar të ngjeshur dhe do të bëjmë disa eksperimente. Do të luajnë futbollistë që kanë luajtur nga fillimi këtë edicion, por edhe disa të rinj, që kanë luajtur më pak. Pra, është një formacion i kombinuar, pasi kemi orar shumë të ngjeshur dhe jam i detyruar të mos luaj me përbërjen më të mirë. Kam dëgjuar për cilësitë e Kosovës dhe iu uroj shumë suksese në të ardhmen. Besoj se po përfaqësojnë sa më mirë futbollin shqiptar në Evropë. Ky takim është festë për të dy palët dhe e theksoj edhe një herë se do të festojmë së bashku në fund”, përfundoi Gani Sejdiu.
Ndeshja fillon nga ora 13:00 në stadiumin e Ferronikelit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo i dërgon një mesazh Mbappes pas transferimit tek Real Madridi
Zbulohet numri që do ta mbajë Mbappe në fanellë si lojtar i Real Madridit
Si do të duket formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm? – yje si Vinicius, Mbappe, Bellingham udhëheqin
Ylli i Barcelonës po e konsideron largimin - pritet transferimi tek Arsenali
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024
Zyrtare: Kylian Mbappe bëhet futbollisti më i ri i Real Madridit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United