LAJMI I FUNDIT:

Ferrari me kitarë

Ferrari me kitarë

Gjithçka ka në mesin tonë dhe secili e ka një talent. Ky njeri të cilin mund ta shihni në videon e publikuar me kitarën e tij elektrike “Gibson X-Plorer” imiton për mrekulli zërat të cilat i prodhon bolidi i Ferrarit të Formula 1.

Si motiv i veprës së tij ka shërbyer vozitja e Fernando Alonsos. Kështu në këtë video mund të dëgjoni rritjen e shpejtësisë, ndërrimin e marsheve dhe zërat tjerë të motorit të Ferrarit.

Për të dëshmuar saktësinë e lojës së tij me kitarë, prapa tij është edhe rrugëpërshkrimi i vozitjes. Kënaquni! /Telegrafi/