LAJMI I FUNDIT:

Femra me belin më të ngushtë në botë

Femra me belin më të ngushtë në botë

Gjermania Ioana Spangeberg (28 vjeçare) është pajtuar me fatin se nuk mundet të bëhet modele pasi është shumë e shkurtë dhe ka pak kilogramë. Kështu të paktën i kanë thënë nëpër shumë agjenci gjermane për manekinizëm dhe modelim. Tash si qëllim jetësor i saj është të thyej rekordin për belin më të ngushtë.

Beli i ngushtë i Ioanas është vetëm 45 centimetra. Rekordi botëror momentalisht është rreth 38 centimetra, ndërsa atë e mban amerikania Cathie Jung.

Në faqen e saj të internetit ka publikuar fotografitë e veta, ndërsa pas disa paraqitjeve në televizion iu paraqitën disa agjentë dhe ajo pranoi të pozojë për revista të ndryshme. Burri i saj Jun thotë se Ioana gjithmonë ka qenë shtathedhur dhe e bukur.

Me prejardhje rumune, Ioana thotë se kurrë nuk ka pasur probleme me peshën. Për shkak të rekordit botërorë ajo nuk mban dietë dhe thotë se për ta thyer rekordin do t’i ndihmojë korseti i saj.