LAJMI I FUNDIT:

Femra e ‘trashë’ ia kafshon veshin një burri

Femra e ‘trashë’ ia kafshon veshin një burri

Një femër është arrestuar në dyshim për kafshim të një pjese të veshit të një mashkulli, pasi që ajo u nervozua kur është quajtur e trashë.

Sipas The Metro, policia ishte thirrur në një spital të Lincolnit të Nebraskas për të biseduar me burrin e lënduar, të cilit i mungonte një pjesë e veshit të tij.

Sipas zëdhënëses së policisë, Katie Fllod, 24 vjeçari tha se është kafshuar pas një zënke me disa njerëz në një festë.

Ai tha se e kishte quajtur kafshuesen 21- vjeçare, Anna Godfrey, ‘të trashë’. Godfrey më pas nga frustrimi ia kafshoi veshin atij, ndërsa pastaj ajo është arrestuar si e dyshuar për sulm kriminal.


Lapra e humbur e veshit të kafshuar nuk është gjetur më. /Telegrafi/