LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

Fëmijët shqiptarë në Çashkë ende pa shkollë në gjuhën shqipe

Fëmijët shqiptarë në Çashkë edhe sivjet nuk do të gëzojnë të drejtën e tyre për të mësuar në gjuhën amtare. Kjo ndodhë pasi shkolla e re fillore “Dituria” që u paralajmërua nga Qeveria e kaluar, edhe më tej nuk ka filluar të ndërtohet, ndërsa në Todor Janev, përsëri nuk lejohen të mësojnë shqip por vetëm në gjuhën maqedonase. Madje 10 nxënës, 3 të klasës së parë që janë regjistruar sivjet dhe 7 të klasës së dytë, tani për tani nuk ndjekin fare mësim pasi nuk kanë se ku ta ndjekin. Ata janë të detyruar që të mbajnë orë mësimore në hapësirë të improvizuar, gjegjësisht në mektebin e xhamisë në fshatin Banjicë, e që e njëjta do të jetë e gatshme brenda dy javësh.

Shkolla e re fillore “Dituria” e që do të jetë modulare, pritet të ndërtohet në afat prej dy muajve. Në fakt, ajo duheshte që deri tani të jetë gati por është vonuar përshkak zgjedhjeve. Siç njoftoi kryetari i komunës së Çashkës, Goran Stojanovski, kjo shkollë do të ketë tre klasa dhe do të mësojnë fëmijët deri në klasë të pestë, që gjithsej janë 30 nxënës.

Megjithatë, fillimi me punë i kësaj shkolle duket se do të zgjasë më shumë se dy muaj pasi ende nuk është formuar subjekt juridik, ndërsa ka vetëm një mësimdhënës. Nevojiten së paku tre dhe të emërohet drejtori i shkollës.


Ndërkohë ish ministri i arsimit Jeton Shaqiri, publikoi një dokument nga gazeta zyrtare e datës 23 gusht, e ku shihet se për shkollën modulare “Dituria”, pas ribalansit të buxhetit, mjetet prej 8 milion denarëve janë shkurtuar në vetëm 10,000 denarë. Pyetëm Ministrinë e Arsimit nëse kjo është e vërtetë dhe nëse po, pse janë shkurtuar mjetet, por deri në këto momente nuk morëm përgjigje. Shkurtimi i mjeteve me shumë mundësi do të pamundësojë dhe ndërtimin e objektit shkollor pasi 10 mijë denarë janë shumë pak për një objekt të tillë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori