LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët australianë fituan borë si dhuratë

Fëmijët australianë fituan borë si dhuratë

Fëmijët e shkollës fillore Trinity në White Rock në jug të Cairnsit në Australi u shpërblyen me borë. Kjo dhuratë e pazakontë erdhi nga prodhuesi i firmës së jogurtëve “Yoplait”, ndërsa e tërë kjo falë prindërve të cilët blenë prodhime të mjaftueshme të Yoplaitit për t’ia garantuar fitoren fëmijëve të tyre.

Shpërblimi “Win a snow blasted school yard” (Fito oborrin e shkollës të mbuluar me borë) erdhi kohë më parë në White Rock në Australi ku temperaturat deri në 30 gradë celsius janë një gjë e zakonshme, ndërsa fëmijët kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë dhe prekur borën.

Shkolla për një ditë u kënaq me 15 tonelata borë në formë rrethi, pistat e vogla me akull dhe një tobogan akulli. Kapitenia e shkollës, të cilën e zgjedhin nxënësit tjerë si përfaqësuese të shkollës, Isabel Byrne thotë se 450 nxënës kanë mbetur shumë të kënaqur me këtë përvojë. Drejtori Crhistopher Daunt-Watney pajtohet se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për arsye se rreth 70 për qind e nxënësve kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë borë me sy. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori