LAJMI I FUNDIT:

Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Dëshmitarët në kryeqytetin kinez Pekin fillimisht kanë menduar se dikush po incizonte ndonjë film aksion, mirëpo kamerat nuk dukeshin askund. Një fëmijë 13-vjeçar ka hyrë në një autobus të ndalur në parkim, e ka ndezur atë dhe ka filluar aventurën e egër nëpër qytet.

Siç raporton agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, trembëdhjetëvjeçari e kishte grabitur autobusin derisa vozitësi ishte në tualet dhe kishte menduar me vete se e diela pasdite është e përsosur për shkatërrim e inventarit nëpër rrugë.

Djaloshi ka manovruar me autobus nëpër lagjen lindore Chaoyang dhe fillimisht ka goditur një automjet dhe një minibus. Kur vozitësi i automjetit ka dalë të flas me fëmijën në timon, djaloshi është nisur mbrapsht dhe i ka prishur edhe 10 automjete tjera të parkuara afër, prej të cilave një ka përfunduar në dyert e një klinike.

“Kur e kam parë autobusin duke i shkatërruar automjetet si buldozer më është dukur se po shoh ndonjë film aksion”, u ka thënë gazetarëve Liu, një pastrues i këpucëve i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes derisa po blinte mëngjesin e tij.


“E kam parë autobusin duke ardhur në drejtimin tim si një dragua. E kam hedhur ushqimin dhe kam filluar të vrapoj për të shpëtuar jetën”, ka shtuar ai.

Për fat të mirë, krejt kjo ndodhi ka përfunduar pa viktima në njerëz. Policia nuk ka dëshiruar të zbulojë identitetin e djaloshin aventurist.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Interesante
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Kalo në kategori