Federata Evropiane e Gazetarëve pezullon llogarinë në platformën X të Muskut

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka vendosur që të mos publikojë më përmbajtje në platformën e medias sociale të Elon Musk, X, nga data 20 janar e vitit 2025, kur Donald J. Trump do të bëhet zyrtarisht presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si shumë media evropiane (The Guardian, Dagens Nyheter, La Vanguardia, Ouest-France, Sud-Ouest, etj.) dhe organizata gazetarësh, siç është Shoqata e Gazetarëve Gjermanë (DJV), EFJ konsideron se nuk mund të marrë më pjesë në një rrjet social që pronari i tij e ka transformuar në një makinë dezinformate dhe propagande.
“Pas zgjedhjeve amerikane, EFJ vuri në dukje kërcënimin për demokracinë dhe lirinë e shprehjes që paraqet bashkëpunimi mes presidentit të vendit më të fuqishëm në botë, Donald J. Trump, dhe njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, i cili është gjithashtu pronar i rrjetit social X dhe është emëruar për të drejtuar një “Departament të Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) kur Donald J. Trump të marrë detyrën si president më 20 janar 2025”, thuhet në njoftim.
Menjëherë pas zgjedhjes së Trumpit, Elon Musk, i cili ka qenë aktiv në politikën amerikane si një mbështetës i zëshëm dhe financues i fushatës së Trumpit, tha se mediat tradicionale janë të vdekura, duke pretenduar se “shumica e mediave tradicionale kanë gënjyer publikun pa ndërprerë”.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të marrim pjesë në ushqimin e rrjetit social të një njeriu që shpall vdekjen e mediave dhe për rrjedhojë të gazetarëve”, tha presidentja e EFJ, Maja Sever.
“Faqja e mediave sociale X është bërë vektori i preferuar për teori konspirative, racism, ide të ekstremit të djathtë dhe retorikë mizogjiniste. X është një platformë që nuk i shërben më fare interesit publik, por interesave të veçanta ideologjike dhe financiare të pronarit të saj dhe aleatëve të tij politikë”, shkruan më tutje.
“Evolucioni editorial i X, që pas përvetësimit të tij nga Elon Musk, është thjesht në kundërshtim me vlerat tona humaniste, angazhimin tonë për lirinë e shtypit dhe pluralizmin mediatik, dhe luftën tonë kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe diskriminimit. Vendimi për të pezulluar llogarinë tonë @EFJEUROPE na u duk i qartë dhe i ftojmë të gjithë anëtarët tanë dhe të gjitha organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes të migrojnë në platforma të tjera”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i EFJ, Ricardo Gutiérrez.
Ndryshe, pjesë e kësaj federate evropiane është edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker