Dje u mbajt takimi i radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ky i bie të jetë takimi i shtatë, që nga takimi i Prizrenit i mbajtur në janar të vitit 2014 e, i cili takim, si çdo tjetër, prodhoi veç zhurmë mediatike pa asnjë efekt pozitiv në jetët e qytetarëve andej dhe këtej kufirit.
Është e dukshme performanca e dobët e institucioneve tona në drejtim të hartimit dhe të koordinimit të projekteve që na bashkojnë si komb. E përse mendoj kështu, këtë do të mundohem ta shpjegoj më poshtë.
E kujtoj pompozitetin e takimit të parë të mbajtur në “Hotel Sharri”, që quhej “Takimi G2G”. Madje, akterët e atij takimi nuk denjonin që ‘drekës’ së tyre t’i jepnin edhe dimension historik, të përmasave të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878. Por, që nga viti 2014, asgjë nuk ka ndryshuar. Qeveritarët e Kosovës e të Shqipërisë vazhdojnë të prodhojnë marrëveshje shterpe, të ambalazhuara mirë me etos folklorik. Sepse, ende nuk kemi marrëveshje të mbështetura mbi bazën e katër elementeve themelore të projekteve konkrete: konceptim, planifikim, ekzekutim dhe afatizim kohor.
Po e sjell këtu një shembull të thjeshtë:
Në mbledhjen e tretë, të mbajtur në qershor të vitit 2016, një ndër shtatë marrëveshjet e nënshkruara ka qenë edhe marrëveshja për krijimin e një Qendre të Përbashkët Trajnuese. Kush mund të tregojë se cili është fati i asaj qendre? A është formuar ndonjëherë dhe, nëse po, kë ka pasur objekt trajnimi? Cili është numri i qytetarëve të trajnuar? Apo, sa shumë resurse ka shfrytëzuar kjo qendër? Sa për t’ju rikujtuar, ideatorë të kësaj marrëveshjeje kanë qenë: si në çdo takim tjetër kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i partisë që sot e udhëheq Qeverinë e Kosovës, Isa Mustafa. E, shembuj të tillë ka plotë. Fatkeqësisht!
Nuk dua të keqkuptohem, sepse nuk jam kundër këtyre takimeve. Madje, këto takime do të duhej të institucionalizohen dhe të punohet në grupe punuese përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjeve. Andaj, them se për të pasur sukses, fryma e këtyre takimeve duhet të ndryshojë.
Për mendimin tim, këto takime duhet të organizohen së paku mbi bazën e këtyre tri parimeve:
Së pari: takimeve duhet t’u paraprijë një debat përmbajtjesor nga grupet e interesit që direkt afektohen nga këto marrëveshje. Për shembull, marrëveshjet me përmbajtje ekonomike do të duhej t’i adresojnë shqetësimet që më së miri i di komuniteti i biznesit në të dyja shtetet. E, shqetësime të tilla ka mjaft. Duket absurde marrëveshja që në fokus ka ndërtimin e hekurudhës, kur e dimë se shpeshherë qarkullimi i lirë i mallrave mes Kosovës e Shqipërisë pengohet për shkaqe tjera (tarifa doganore, burokraci etj.). Me marrëveshjen për hekurudhat, qeveritarët sikur duan të thonë se lidhjet tona ekonomike, tregtare, kulturore dhe sportive janë aq intensive, por që problem është veç transporti!? Debati i njëjtë duhet të zhvillohet edhe për marrëveshjet në fushat tjera, si në arsim, kulturë, sport etj.
Së dyti: nuk kam dëgjuar asnjëherë nëse në këto takime është diskutuar për fatin e marrëveshjeve të mëparshme. A janë realizuar ato e nëse po, cilat janë rezultatet e pritura? Nëse jo, kush është përgjegjës për moszbatimin e tyre? Sepse, pa e analizuar dhe kuptuar mirë të kaluarën, vështirë mund ta ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Së treti: është koha e fundit të fillojmë të ndërtojmë institucionin e llogaridhënies institucionale dhe financiare. E dimë që arsyeja kryesore e organizimit të këtyre takimeve është rritja e rejtingut politik tek votuesi, por jo deri në nivelin e një shpërdorimi transparent të parasë publike. Në të kundërtën, është farsë të na thuhet se meqë duam të kursejmë paranë publike, ne e hamë ushqimin në zyrë.
Në fund, takimi i djeshëm për mua ende shpërfaq konceptin qeverisës alla-ballkanik. Kjo sepse këto takime kanë efekt të kundërt me qëllimin e organizimit, që kinse është bashkimi kombëtar. Sot nuk na pengon kush, nga jashtë, që kombi të bashkohet – praktikisht. Bashkimi po sabotohet nga brenda – nga politikanët inkompetentë e pa asnjë vizion politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker