Në mbështetje të urdhrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Arteve shpalli dje Konkursin Kombëtar, për realizimin në skulpturë të bustit, kushtuar figurës së shquar kombëtare Fan Noli, i cili do të vendoset në njërin nga sheshet e qytetit të tij të lindjes Ibrik Tepe të Turqisë.
Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë. Sipas kritereve të konkursit, punimi nuk duhet të jetë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në veprimtari të tjera të mëparshme të këtij lloji. Ai duhet të jetë i punuar enkas për këtë konkurs. Punimi duhet të jetë shprehje artistike realiste dhe figurative me destinacion përjetësimin e tipareve dhe personalitetin psikologjik të Fan Nolit.
Punimi do të paraqitet në formën artistike të Bocetit, i cili duhet të shoqërohet me maketin përkatës dhe foto të strukturës arkitektonike të mjedisit. Boceti duhet të jetë i realizuar në lartësinë 70 cm dhe portreti i Nolit të jetë në madhësi natyrale, ku të dallohen qartë tiparet dhe psikologjia e tij. Afati i dorëzimit të punimeve do të jetë 10 marsi i këtij viti. /Panorama/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët
Ortodoksia sllave si aleancë mes raketës dhe temjanit
Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!
Ëndrrat për të ardhmen, pranë një centrali bërthamor
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës