Kushtet shumë të vështira ekonomike dhe sociale të cilat i kanë familja Lekoviqi nga Shkupi, i kanë detyruar që ato të jetojnë në një hapësirë aq të mjerueshme që nuk ngjan aspak në shtëpi.
11 vite kjo familje ka jetuar në këtë shtëpi, por së pari vërshimet e 6 gushtit, pastaj edhe tërmetet e fundit e kanë bërë të pa banueshme. Valbona Lekoviqi, nënë e tre fëmijëve me dhembje të madhe në shpirt tregon se kjo shtëpi është shumë e rrezikshme për të banuar fëmijët e saj aty, sepse ajo në çdo moment mund të rrënohet.
“Jam nënë e tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë, gjatë gjithë kohës janë të sëmurë, gjithmonë janë me bronhit, era i vjen shtëpisë, këtu nuk kam kushte unë për të jetuar…Vet shtëpia ju tregon, kjo shtëpi më veçsa nuk ka rënë, unë nuk mund të jetoj më këtu, për fëmijët se mos e bëftë Zoti mi zen shtëpia fëmijët”, thotë Valbona Lekoviqi.
Nëna Valbona tregon se prej një muaj e gjysmë është detyruar të shkojë të jetojë tek nëna e saj, por ajo thotë se këtë periudhë janë duke e përjetuar shumë rëndë për shkak se fëmijët gjatë gjithë kohës kërkojnë të kthehen tek shtëpia e tyre, njofton Tv Shenja.
“Momentalisht nuk jetojmë këtu për shkak se shtëpia është shumë e vjetër, kushtet janë shumë të rënda për të jetuar fëmijët këtu. Kam jetuar deri para një muaj e gjysmë, momentalisht jetoj tek nëna ime”, sqaron Valbona Lekoviqi.
Kryefamiljari Elmazi punon kohë pas kohe, por jo rregullisht. Siç shpjegon Valbona vetëm kur kanë punë e thërrasin edhe atë me një pagë shumë të ulët që e bënë të pamundur mbijetesën e kësaj familje pesë antarëshe.
Kjo nënë bën apel deri tek të gjithë dashamirësit dhe ata që kanë mundësi financiare, për të dhënë kontribut për ndërtimin e një shtëpie të re, që sikur të gjithë fëmijët e tjerë edhe fëmijët e saj të kenë folenë e tyre për strehim. Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë atë, mund ta kontaktojnë në numrin e telefonit 072/710-080. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Bonusi i Pranverës, Rama njofton pensionistët: Nga e hëna mund t’i tërhiqni

Filipçe: Qeveria nuk po bën asgjë për të parandaluar jostabilitetin ekonomik

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk