LAJMI I FUNDIT:

Fabrika re e ujit funksionalizohet në nëntor

Fabrika re e ujit funksionalizohet në nëntor

Nga nëntori i këtij viti qytetarët e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit do të kenë ujë cilësor dhe pa ndërprerje. Kështu u tha në një konferencë për media, të organizuar nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në fabrikën e ujit, e cila është duke u ndërtuar në Shkabaj.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Gjelosh Vataj, tha se punimet do të përfundojnë në shtator të këtij viti, ndërsa uji për qytetarë do të fillojë të lëshohet në muajin nëntor.

Në lidhje me mundësitë e rrezikimit të këtij projekti Vataj tha se tani më ky projekt është në atë fazë që nuk mund të rrezikohet.


Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese “Strabag”, Kristian Messenger në këtë projekt, tha se nuk ka asnjë lloj kushtëzimi nga KUR “Prishtina”, kështu duke i hedhur poshtë spekulimet për ndonjë kushtëzim të mundshëm. Ai shtoi se edhe fjalët për ndonjë marrëdhënie me kompaninë “Lahu” janë të pavërteta, pasi sipas tij, kompania “Strabag” dhe “Lahu” nuk kanë asnjë rapo rt mes vete.

Në lidhje me ndikimet që mund të ketë KUR”Prishtina” në zgjedhjen e kontraktorëve Ilir Trebenicka, nga “Strabag” tha se si kompaniaka detyrë që projektin ta prezantojnë te inxhinierët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori