LAJMI I FUNDIT:

Fabrika që e furnizon me ujë Vushtrrinë lëshohet në nëntor

Fabrika që e furnizon me ujë Vushtrrinë lëshohet në nëntor

Problemit të ujit të pijes në komunën e Vushtrrisë, që është problemi më i madh i 70 mijë banorëve të kësaj komune prej dekadash, po i vije fundi. Fabrika e re ujit të pijshëm, që gjendet në fshatin Balincë, pothuaj është e gatshme dhe testet e para që kanë filluar dje të kryhen nga ekspertë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar rezultojnë të jetë e suksesshme.

Ekspertë të kompanive gjermane dhe sllovene që kishin ardhur për të testuar gjithë procesin e punëve të kryera në këtë fabrikë, i thanë kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, që ishte i pranishëm në ditët e para të punëve testuese, se kjo fabrikë me gjithë objektet, rezervarët, pajimet, gypat dhe stabilimentet, padyshim paraqet një fabrikë funksionale më moderne në rajon,me çka edhe sigurimi dhe furnizimi me ujë do të jetë dukshëm më cilësor.
uji1
Ndonëse është paraparë që furnizimi me ujë të pijshëm te jetë 350 l/s, teknologjia e avancuar , sipas testeve, mundësojnë një furnizim me ujë me një kapacitet prej 480 l/s. Mbushja e rezervarëve me ujë nga kanali Ibër – Lepenc në ditën e parë të testimit rezultoi të jetë shumë funksional, sikurse edhe përpunimi i ujit dhe mbushja e rezervarit qendror me një kapacitet prej 10 mijë metra kubë ujë, i cili pastaj do të mbush rezervuarin,po ashtu me një sasi të njëjtë të rezervarit në ujësjellësin ekzistues.

Sipas ekspertëve faza testuese pritet të përfundojë në fund të javës së ardhshme, kurse puna provuese e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm nga fabrika e re, është paraparë të lëshohet në funksionim në fillim të muajit të ardhshëm.
Deri atëherë, Ministria për Zhvillim Ekonomik e Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me Kompaninë e Ujësjellësit Mitrovica dhe Stafin menaxhues të Fabrikës së


Ujit në Shipol, do të angazhohen për kompletimin dhe trajnimin e stafit teknik të fabrikës së re të ujit në Vushtrri.

Për projektin e fabrikës Qeveria e Kosovës ka investuar mbi 8 milionë euro, kurse përkrahje financiare në realizimin e tërësishëm ka ofruar edhe Komuna e Vushtrrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori