LAJMI I FUNDIT:

Fabrika “E-go” mbetet investim vetëm në letër!

Fabrika “E-go” mbetet investim vetëm në letër!

Kemi hyrë në muajin e gjashtë prej kur se u vu gurë themeli i fabrikës “E-GO” në TIRZ të Tetovës. Ende nuk dihet se kur do të fillojnë punimet, edhe pse gjatë përurimit u tha se brenda 8 javëve do nis ndërtimi i objektit ku planifikohet të prodhohen makina elektrike. I pyetur se deri kur është procedura për fabrikën, ministri i Financave Fatmir Besimi tha se informacionet së fundmi i ka marr nga mediat.

“Ju theksuat vetëm një investim, por në TIRZ-et e vendin tonë ka më shumë investime, të cilat ndërkohë njësoj sikur investimi që ju e theksuat, kanë iniciativa të ngjashme dhe progres. Lexova në mediume se Ministria e ekonomisë ka njoftuar që në cilën fazë është sa i përket definimit dhe kushteve të ndërtimit”, tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Në Zonën e Zhvillimit Teknologjik-industrial në Tetovë u desh të bashkohen 4 parcela për ti ofruar hapësirën e duhur projektit, siç u proklamua gjigant me një investim total prej 130 milion eurove. Por, brendi “E-GO” për të nisur punimet pret që 1/3 e parave të jepen nga shteti siç kishin marrëveshjen.


“Në këtë projekt shteti është partner dhe duhet të sigurojë 33% të vlerës së investimit ose rreth 45 milionë €. Por, sigurojmë se kemi mekanizëm mbrojtës që të mos dështojnë paratë e taksapaguesve që janë planifikuar për investim në fabrikën gjermane të automobilave elektrike. Kemi angazhuar auditorë të jashtëm për të monitoruar dinamikën e ndërtimit të kompanisë, e cila pritet të filloj së shpejti”, thonë nga Drejtoria e TIRZ.

Nga Ministria e Ekonomisë nuk japin detaje për ecurinë e këtij projekti. Thonë se tashmë procedurat kanë përfunduar dhe është dhënë leja e ndërtimit ku mund të fillojnë aktivitetet ndërtimore. Pritshmëritë e tyre ishin që për një vit e gjysmë të lëshohet në përdorim fabrika. Nëse kjo do të bëhet realitet, në janar të 2024 “E-GO” duhet të pres shiritin për të nisur prodhimin e makinave elektrike. Përurimi i fabrikës u bë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, në 13 gusht, ku e gjithë Qeveria dhe kryesia e BDI-së u mblodhën në ceremoninë e gurthemelit./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori