LAJMI I FUNDIT:

Eurostat: Shqipëria me varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Evropë

Eurostat: Shqipëria me varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Evropë

Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Evropë, por gjithashtu kemi edhe pabarazi të madhe ndërmjet popullsisë në rrezik të varfërisë sipas vend banimit fshat-qytet.

Të dhënat tregojnë se gati 60 për qind e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021, ky ishte niveli më i lartë në Evropë.

Popullsia rurale e vendit tonë ka një përqindje të lartë të rrezikut për varfëri në raport me popullsinë rurale të vendeve të tjera. Rumania renditet e dyta për nivelin e lartë të varfërisë në fshat, ku rreth 50 për qind e popullsisë rurale me një diferencë 10 pikë përqindje nga Shqipëria.


Eurostat vë në dukje se Shqipëria ka nivel të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në qytetet e mëdha ku përfshihet edhe kryeqyteti. Në Shqipëri gati 45 për qind e popullsisë në këto rajone është në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Evropë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania u renditen pas Shqipërisë, ku popullsia e qyteteve të mëdha që jeton në rrezik të varfërisë është 30 për qind.

E njëjta situatë është edhe në qytet më të vogla. Në qytetet më të vogla shqiptare varfëria është më e butë se në qytetet e mëdha dhe se në zonat rurale. Eurostat përllogarit se rreziku i varfërisë në qytetet më të vogla përfshin 29 për qind të popullsisë.

Ky tregues është më i ulët se në fshat dhe qytetet e mëdha, po sërish është më i lartë se në qytet e tjera të Evropës. Gjithashtu hendeku për rrezikun e varfërisë qytet-fshat është më e larta në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

Më herët këtë vit Banka Botërorë analizoi se reforma Territoriale përkeqësoi me shumë menaxhimin e zonat rurale dhe e ka vënë zhvillimin e këtyre zonave përballe sfidave të reja.

Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon qasjen e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe qasjen në ujë me cilësi të mirë. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori