LAJMI I FUNDIT:

Europoli publikoi emrat e 18 personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një nga Kosova

Europoli publikoi emrat e 18 personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një nga Kosova

Europoli ka publikuar një listë me 18 dhunuesit seksual më të kërkuar në Evropë që janë në arrati, ku mes tyre disa janë nga Ballkani.

Për të marrë ndihmë në gjetjen e njerëzve më të rrezikshëm, Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale.

Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por ueb-faqja e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu.


Lista përfshin gjithashtu edhe tre burra nga Kroacia, Kosova dhe Bullgaria, transmeton Telegrafi.

Nesat Bego nga Kosova sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11 vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Konsiderohet se i arratisuri është larguar nga Luksemburgu, njofton policia e këtij vendi.

Mirko Draskovic nga Kroacia është 53 vjeçar. Ai u dënua me tre vjet burg për përdhunimin e një të mituri dhe është në arrati që dhjetë vjet.

Plamen Ivanov Mitrev është një burrë 62 vjeç i kërkuar nga Europol për përdhunimin dhe rrëmbimin e katër grave.

Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes ueb-faqes.

Përveç tyre, aktualisht në faqen e internetit ka 41 kriminelë të cilët kanë kryer lloje të ndryshme të krimeve dhe 91 persona janë arrestuar me sukses përmes fushatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Mbi 85 për qind e grenlandezëve nuk duan pushtimin e Trumpit, thotë një anketë e re

Evropa
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

“Përplasja” mes gazetarit të BBC-së dhe Lukashenkos së Bjellorusisë, lidhur me zgjedhjet e mbajtura në këtë vend

Evropa
Kalo në kategori