LAJMI I FUNDIT:

Eurobasket, Sllovenia pa probleme në çerekfinale

Eurobasket, Sllovenia pa probleme në çerekfinale

Në takimin e parë të fazës “knock-out” në EuroBasket2017, Sllovenia pa probleme e ka kaluar Ukrainën, për ta arritur kështu fazën çerekfinale të garës.

Dominimi i Sllovenisë filloi nga çereku i parë, për të vazhduar më pas deri në fund të takimit dhe ndeshja u mbyll me rezultatin final 79-55.

Më i dalluari në këtë fitore të Sllovenisë ishte i natyralizuari Randolph me 21 pikë, ndërsa për shkak të epërsisë së lartë, ylli Goran Dragic pushoi në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe takimin e mbylli me vetëm 5 pikë. Në anën tjetër, te Ukraina më i dalluari ishte Pustezvonov me 11 pikë.


Duhet përmendur që kjo është fitorja e gjashtë radhazi për Slloveninë në EuroBasket2017 nga 6 takimet e luajtura, ndërsa në sy bie fakti që kjo përfaqësuese pa humbje e mbylli edhe fazën kualifikuese drejt këtij evropiani. /borozani/

Në trend Sport

Më shumë
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori