Eurobarometer: Qytetarët e Maqedonisë janë për BE, problemet e tyre më të mëdha janë ekonomia dhe papunësia

Besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në BE është 57 për qind dhe shënon rënie prej gjashtë përqind nëse krahason me vjeshtën e vitit të kaluar. Megjithatë, 68 përqind e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte i mirë për vendin, kundrejt 16 përqindshit që kanë qëndrim të kundërt. 72 përqind e qytetarëve mendojnë se vendi ka përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Këtë e thonë të dhënat e hulumtimit standard të Eurobarometer që u zbatua pas zgjedhjeve evropiane mes 7 qershorit dhe 7 korrikut të këtij viti në 28 vende anëtarë të BE-së dhe në pesë vende kandidate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
48 përqind e qytetarëve të BE-së japin mbështetje për anëtarësim të shteteve të reja, që është një rritje prej 3 përqind në krahasim me vjeshtën e vitit 2018. Përkrahje më të madhe për zgjerim japin spanjollët, polakët, lituanezët, hungarezët dhe sllovenët ndërsa përkrahje më të zbehtë ka pasur në Holandë, Francë dhe Gjermani. Megjithatë, në Francë dhe Gjermani, në krahasim me raportin e fundit, ka rritje prej 2 përqind të atyre që janë për anëtarësimin e vendeve të reja.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut cekin dy probleme të mëdha me të cilën ballafaqohet vendi dhe këto probleme janë gjendja ekonomike dhe papunësia.
Në pyetjen se sa janë të kënaqur me jetesën, 67 përqind e qytetarëve të anketuar në vend janë përgjigjur se janë të kënaqur, 33 përqind të pakënaqur. Në pyetjen nëse presin jetë më të mirë në 12 muajt e ardhshme, 33 përqind janë përgjigjur pozitivisht, 16 përqind negativisht, ndërsa 50 përqindëshi është i të mendimit se jetesa do të mbetet e njëjtë.
Situatën e përgjithshme në vend për momentin si të mirë e kanë vlerësuar 47 përqind e të anketuarve që është për 10 përqind më shumë në krahasim me hulumtimin e kaluar.
Gjendjen ekonomike në përgjithësi të mirë e vlerësojnë 36 përqind e qytetarëve që shënon edhe rritje për 8 për qind, dhe si të keqe 62 e qytetarëve.
Qytetarët e Maqedonisë në pyetjen nëse presin përmirësim të gjendjes në përgjithësi, me 12 përqind janë përgjigjur se do të jetë më keq, 40 përqind janë të mendimit se gjendje do të mbetet e njëjtë.
Besimi në Qeveri është 33 përqind, në Kuvend 31 përqind, por te të dy institucionet ka rritje prej 3 përqind në krahasim me rezultatet e hulumtimi të kaluar. Besimi te partitë politike është 20 përqind kundrejt 77 përqindëshit që nuk kanë. Mediave ju besojnë 36 përqind, dhe 62 përqind e të anketuarve nuk u besojnë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët