A është zgjidhja më e mirë Maqedonia të jetë 1 njësi zgjedhore? (Video)

Nëse numri i votuesve nga njësia e gjashtë zgjedhore është rritur, atëherë ajo do të thotë se numri i votuesve në njësitë tjera zgjedhore është zvogëluar. Ky ishte qëndrimi i pjesëmarrësve në edicionin e mbrëmshëm të “Klik Plus”. Sipas nënkryetarit të partisë Liberal Demokrate, Zoran Shapuriç zgjedhja më e mirë është një njësi zgjedhore sepse në atë rast nuk do të ketë probleme të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Jo në këto zgjedhje, por në zgjedhjet e tjera lokale, të shtyra për javën e tretë të marsit deri në muajin maj kemi kohë që të ndërrohet ligji dhe në zgjedhje lokale duhet të dalim me lista të hapura që të mund qytetarët të votojnë për deputetë”, u shpreh Zoran Shapuriq, Nënkryetar i Partisë Liberal Demokratike.
Amir Elezi nga Lëvizja “Besa” dyshon në qëllimet e mira të BDI-së dhe shton se ata veç më kanë një model për ndarje proporcionale të votuesve në të gjitha njësitë zgjedhore nëse nuk ka pajtueshmëri për një njësi zgjedhore, por shton se opsioni më i mirë është të ketë një njësi zgjedhore në vend të gjashtë njësive.
“Ne kemi një paradoks të madh. Çairi si komunë është e ndarë në dy njësi zgjedhore. Gjithashtu edhe Dibra, Kërçova. Cila është logjika këtu? Nuk ka kurrfarë logjike. Gjithçka është sipas ndonjë modeli dhe matematike, vetëm që tu shërbej partnerëve qeveritar”, tha Amir Elezi, nga Lëvizja “BESA”.
Zulfi Adili nga “Uniteti” vlerëson se regjistrimi i popullsisë është mënyra më e mirë që të vërtetohet se sa qytetarë kanë të drejtë vote.
“Shqiptarët janë realitet në Maqedoni. Realitet janë Turqit, Boshnjakët, Vllehtë dhe Serbët. Pse të thirremi në numra. Mendoj që Qeveria e VMRO-DPMNE dhe BDI-së subvencionojnë fëmijën e tretë dhe të katërt që të mos bjerë numri i maqedonasve, kur ne Shqiptarët kemi dalë me këto teza?”, tha Zulfi Adili, nga “UNITETI”.
Të gjithë pjesëmarrësit pajtohen se një njësi zgjedhore është zgjedhja më e mirë, por shtojnë se ky model është i përshtatshëm vetëm për partitë e mëdha politike të cilat dëshirojnë të dominojnë në skenën politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa