LAJMI I FUNDIT:

Është gjendur në breg të detit, peshku i rrallë që noton vertikalisht dhe e han vetën (Foto)

Është gjendur në breg të detit, peshku i rrallë që noton vertikalisht dhe e han vetën (Foto)

Peshku që jeton në thellësi dhe nuk është parë për një kohë të gjatë nga njeriu, është gjendur i ngordhur në breg të detit.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë këtë peshk të gjatë të lë habitatin e vet dhe të dalë në ujëra të cekëta.


Shkaku i trupit të tij petak, atë e kanë krahasuar me rremat e barkës dhe e kanë quajtur “peshku rrem”.
Kjo specie e rrallë noton në mënyrë vertikale dhe e ha bishtin e vet, transmeton Telegrafi.

Kjo gjetje që është bërë në Otago Harbour të Zelandës së Re, do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se përse e ka këtë prirje vetamputuese.

Për peshkun që rritet deri në njëmbëdhjetë metra, janë thënë legjenda të shumta, duke e lidhur me krijesa që janë të ndikuara nga djalli. /Telegrafi/