LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Gjakovë: Rinia është garancë e zhvillimit dhe integrimeve në Dekadën e Re

Veseli në Gjakovë: Rinia është garancë e zhvillimit dhe integrimeve në Dekadën e Re

Me prezencë të qindra të rinjve, sot në Gjakovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Rinisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në fjalën e tij para të rinjve gjakovarë, foli për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi dhe rolin kulmor të rinisë në këto procese në Dekadën e Re.

Veseli tha se të rinjtë kanë qenë gjithë herë prijatarë të zhvillimeve pozitive dhe njëherësh i bëri thirrje rinisë gjakovare që të përfshihet fuqishëm në proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, duke u bërë kështu garancë e zhvillimit të vendit.


“Ju falënderoj dhe ju përgëzoj që keni zgjedhë një adresë politike e cila në retrospektivën e vet, në të tashmen dhe të ardhmen e saj, sinonim ka atdheun tonë, qytetarin dhe orientimin perëndimor. Kjo adresë është Partia Demokratike e Kosovës. Në Dekadën e Re rinia do të ketë rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën euro-atlantike. Ne po punojmë pa ndërprerë që qytetarët tanë këtë vit të udhëtojnë pa viza por kjo nuk do të thotë që rinia jonë e talentuar dhe punëtore të largohen, por përkundrazi, të punojnë dhe zhvillojnë vendin me idetë e tyre inovatore”, theksoi ai.

Ai shtoi se Gjakova ka qenë dhe do të mbetet emblemë e intelektualizmit dhe e qytetarisë, si dhe një shtyllë e rëndësishme e transformimeve kombëtare.

Veseli tha se PDK-ja vazhdon të mbetet subjekti me hapësirën më të madhe për të rinjtë.

“Vizioni i PDK-së është një Kosovë e zhvilluar dhe askush nuk mund ta bëjë ketë më mire se rinia”, shtoi Veseli.

Kreu i PDK-së tha se qëllimi i PDK-së është i pastër si kristali: Kosova e zhvilluar ekonomikisht dhe e integruar në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Zgjedhjet e shkurtit, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Një person plagoset me armë zjarri nga dy pasagjerë në Prishtinë, të dyshuarit arratisen

Kronika e Zezë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Kalo në kategori