Ernest Cole dhe dëshmitë e jetesës nën aparteid

Nga: Gabrielle Schwarz / The Daily Telegraph (titulli: Ernest Cole: House of Bondage – A powerful record of life under apartheid)
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur Ernest Cole vendosi të botonte librin me fotografitë e tij që dokumentonin jetën e afrikano-jugorëve me ngjyrë, nën aparteid, e dinte se duhej të largohej nga vendi i vet. “Nuk ma ndiente”, tha ai më vonë. Gjërat ishin shumë keq. Thjesht, për të ndjekur karrierën si fotograf i pavarur, u detyrua të ndryshonte mbiemrin Kole dhe të riklasifikohej nga “i zi” në “me ngjyrë” – kjo nënkuptonte se nuk duhej të mbante librezën e cila do ta kishte kufizuar shumë lëvizjen e tij.
Kjo gjithashtu ia lejoi të ketë pasaportë. Kështu, në vitin 1966, në moshën 26-vjeçare u largua dhe u vendos në Nju-Jork; për të siguruar vizën e daljes, pretendoi se donte të bënte pelegrinazh në Lurd [Lourdes/Francë]. Një vit më vonë u botua libri Shtëpia e skllavërisë [House of Bondage]. Ishte tregimi i parë gjithëpërfshirës i realiteteve të aparteidit i cili u qarkullua jashtë Afrikës së Jugut ku – siç parashikoi Cole – ai dhe libri u ndaluan. Deri në vitin 1990 kur vdiq nga kanceri i pankreasit, kurrë më nuk u kthye.
Libri i fotografive, i cili prej kohësh nuk u rishtyp, u ribotua në vitin 2022 nga [Shtëpia Botuese] Aperture dhe tani është baza e një ekspozite në Galerinë e Fotografëve në Londër. Në të njëjtën kohë në Shordiq të Anglisë, Autograph ABP [më parë e njohur si Shoqata e Fotografëve të Zinj] ekspozon punën e Coleit me xhirimet e bëra në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 50 vjet më vonë, imazhet e Coleit të aparteidit – që të gjitha bardh e zi – nuk kanë humbur asgjë nga fuqia tronditëse. Ka vetëm turp për mungesën e hapësirës për t’i treguar të gjitha ato.

Ekspozita pasqyron strukturën e librit fotografik, të ndarë në kapitujt mbi aspektet e ndryshme të jetës së përditshme të zezakëve në Afrikën e Jugut. Udhëtimi me ankthin, për shembull, fokusohet në trenat e segregacionit: “Shumë të paktë, shumë të mbushur, shumë të ngadalshëm”, siç shkruan Cole. Puna është se “ligji kërkon që jo të bardhët të jetojnë larg zonave të bardha të banimit dhe të biznesit ku shumica prej tyre punojnë”.
Një foto veçanërisht e habitshme e tregon një platformë treni të ndarë si me një vijë të padukshme: në njërën anë, pesë apo më shumë njerëz të bardhë; nga ana tjetër, zezakë të panumërt, krah për krah. Një burrë është duke qëndruar aq afër fundit të platformës, saqë këpucët gati sa nuk i rrëshqasin për të rënë.

Përvojat e vetë Coleit përshkohen përmes imazheve. Te Edukimi për skllavërim nxjerr në pah degradimin e sistemit të shkollimit pas Aktit Bantu të Edukimit të vitit 1953 – në shenjë proteste, Cole vetë u largua nga shkolla. Njollat e zeza i referohet vendbanimeve afrikane, të shkatërruara për të lejuar zgjerimin e të bardhëve; në vitin 1960, familja e Coleit ishte zhvendosur me forcë në këtë mënyrë. Imazhet tregojnë njerëzit që jetojnë në tenda si strehë e përkohshme, ose duke pushuar në karrige dhe dyshekë mes rrënojave.
Megjithatë, edhe në situatat më të tmerrshme, fotografitë e kompozuara në mënyrë elegante nga Cole (tha se ishte frymëzuar nga Henri Cartier-Bressoni) ruajnë dinjitetin e subjekteve. Dhe, vetëm herë pas here shohim njerëz që kënaqen: si formë proteste. Seksioni i fundit i ekspozitës përmban një kapitull që nuk përfshihet në librin origjinal të fotografive të vitit 1967 – ndoshta Cole ishte i shqetësuar se do ta zbehte mesazhin – të titulluar Zgjuarsia e zezë. Këtu, burrat dhe gratë paraqiten duke u angazhuar në kreacion: shkrim, vallëzim, muzikë, boks. Është shënim shpresëdhënës në fund të ekspozitës. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi