Erion Hyseni, talenti i madh nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në SHBA
Kosova është njëri nga shtetet me numrin më të madh të mërgimtarëve.
Nga Evropa në Amerikë e Azi, thuajse në gjithë kontinentet ka shqiptarë që kanë migruar për një jetë më të mirë.
Tani kur jemi në vitin 2022, suksesi i shqiptarëve nëpër botë vetëm sa vjen e rritet.
Shumë futbollistë të talentuar shqiptar kanë shpërthyer nëpër klube të ndryshme evropiane, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar të rritet një futbollist i talentuar.
Erion Hyseni është talenti i madh nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë në fillimet e karrierës së tij në futboll.
13-vjeçari që luan në rolin e sulmuesit anësorë po luan në skuadrën TFC (Total Football Club) me seli në Houston të Teksasit.
Shpejtësia e tij në krahë po bëjnë që për Erionin të kenë vëmendje të veçantë trajnerët dhe vet klubi TFC.
Hyseni ka nisur të luaj futboll qysh kur ishte katër vjeçar dhe talenti që posedon premton shumë për një të ardhme të ndritur.
Në një prononcim për Telegrafin. talenti me prejardhje nga Vushtrria thotë se synon që të bëhet një futbollist profesionist në të ardhmen. “Kam filluar të luaj futboll qysh në moshën katër vjeçare pasi gjithmonë e kam dashur këtë sport”, thotë fillimisht Erioni.
Jo vetëm shpejtësia e jashtëzakonshme që posedon vushtrriasi, por ai dallohet edhe me gola e asistime tek skuadra e tij.
“Në Amerikë po më njohin tani si futbollisti më i shpejtë në grupmoshat e mija, por unë shënoj e asistoj thuajse në çdo lojë, pasi edhe pozita që luaj si sulmues më jep më shumë mundësi për numra”, vazhdoi tutje Erioni.
TFC U14 ku aktivizohet Erioni bën pjesë në garat e Major Soccer League (MLS), apo që është liga më e lartë e futbollit në Amerikë.
Ëndrra e madhe e Erionit është që një ditë të arrijë në ekipin e parë dhe të bëhet një futbollist profesionist.
“Unë jam në fillim të karrierës dhe punoj vazhdimisht shumë. Familja ime më ka përkrahur e vazhdon të më përkrahë pa masë që ëndrrën time ta bëj realitet për tu bërë një futbollist profesionist”, tha Hyseni.
Qëllimi i Erionit është që një dit të luaj për kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City, derisa lojtari i tij i preferuar është francezi Kylian Mbappe, pasi edhe i ngjanë për rolin në fushë dhe sidomos shpejtësinë që ka.
“Fillimisht dua që të arrijë në ekipin e parë të Houstonit në MLS pastaj të kaloj edhe në Evropë. Klubi i preferuar është Manchester City për faktin se bëjnë një lojë shumë sulmuese dhe më pëlqen shumë”.
“Ndërkohë sa i përket lojtarit të preferuar ai është Kylian Mbappe, pasi është i jashtëzakonshëm dhe është inspirim për mua”, tha Hyseni.
Përkundër që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ëndrra e Erionit është që një ditë ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.
“Shpresoj që të arrijë shumë në futboll, por ëndrra ime e madhe mbetet që ta veshi fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Unë kam lindur dhe jam rritur në Amerikë, por jam shumë i lidhur me vendin tim dhe dua që ta përfaqësojë atë. Shpresoj që kjo ëndërr të më realizohet sa më shpejtë”, përfundoi Erion Hyseni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos