LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta shkaktuan probleme në tërë Kosovën

Erërat e forta shkaktuan probleme në tërë Kosovën

Rënia e rrjetit elektrik, rrëzimi i kulmeve të shtëpive, rrëzimi i mureve, problem në furnizimin me ujë të pijshëm janë vetëm disa nga dëmet që janë shkaktuar nga erërat forta që filluan mbrëmë dhe po vazhdojnë ende në tërë Kosovën.

Ndër komunat më të dëmtuara nga këto erëra janë edhe Lipjani dhe komuna e Podujevës. Si pasojë e erës së në komunën e Lipjanit kanë rënë disa nga kulmet e shtëpive, si dhe janë rrëzuar disa shtylla elektrike. Nga dëmet e tilla në këtë komunë është fshati Poturovc, Magure dhe Lagjja e Re, të cilat ende mbeten pa energji elektrike.

Drejtori i Emergjencave në këtë komunë, Remzi Mehmeti tregoi se këto erëra kanë shkaktuar disa probleme në këto fshatra. Ai potencoi se komuna ka formuar ekipe, të cilat sipas tij janë duke punuar në përmirësimin e gjendjes.


“Si pasojë e kësaj disa fshatra kanë mbetur pa ujë, por edhe një pjesë dërmuese e qytetit të Lipjanit ka mbet pa ujë dhe rrymë elektrike. Që nga mëngjesi ekipet janë më teren për sajimin e gjendjes, të formuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim , Drejtoria e Bujqësisë , ku pos punës të tjerë sot veç janë eliminuar ato probleme në qytetin e Lipjanit, është lëshuar rryma, uji ka filluar të vije. Tash jemi edhe në proces nëpër fshatra të shohim se ku janë defektet dhe t’i sanojmë ato”, tha Mehmeti.

Mehmeti ka konfirmuar se dëmet mbeten vetëm material, pa dëmtime në njerëz.

Sipas tij, komuna e Lipjanit edhe për këto dëme material nuk mund t’u ndihmojë qytetarët e saj pasi sipas tij buxheti i Komunës nuk mund t’i përballojë këto shpenzime. “Komuna nuk është në gjendje që në mënyrë financiare që t’u ndihmojë banorëve pas vlerësimit dhe mbledhjes së të gjitha raporteve nga terreni dhe do të dalim me një raport të përgjithshëm për dëmet e shkaktuar edhe nga vërshimet edhe nga erërat e forta. Do të bëjmë edhe një kërkesë në organet e nivelit qendror dhe të shohim se sa kanë mundësi të na ndihmojnë për t’u dal në ndihmë qytetarëve të komunës së Lipjanit”, tha Mehmeti.

Edhe pse asnjë familjar nuk iu lëndua, Ilaz Berishës nga fshati Magure pjesë të kulmit të shtëpisë i janë dëmtuar dukshëm. Sipas ekziston mundësia që komuna të mos e ndihmojë.

“Natën ia ka lëshua fryma, rreth orës 02:30 e ka rrëzu edhe murin aty, i ka qit edhe tjegullat në tokë. Dëme ka bërë. Tash njëherë pasi ta kqyrim. Komuna sot kenë i vlerësuan. Thanë lajmërohu atje në zyrë nëse mundemi me iu ndihmu diçka. Nëse mundesh tha mbulo, mos e le kështu”, tha ai

Dëme materiale i janë shkaktuar nga erërat edhe Mustafë Berishës, në dy kulme të dy objekteve të tij. “Ka pas erë të fortë natën dhe ka bërë dëm. Shupën, garazhën mi ka prish, kulmin e haurit na ka prish. Rrymë nuk kemi, uji na u është turbulluar dhe nuk pihet… Komuna ka qenë veç e ka bërë fotografimin, nuk e di a na ndihmona apo jo, nuk na ka informuar asgjë”, tha Berisha.

Me problemet që shkaktuan erërat e forta po përballet edhe komuna e Podujevës. Sipas një komunikate për media nga kjo komunë njoftohet se dëmet më të mëdha janë rrjetin elektrik dhe në pronat bujqësore, ku përfshihen dëmtimet e serrave dhe plantacioneve. Edhe në këtë komunë dëmet më të mëdha janë shkaktuar nëpër fshatra ndërsa në qytet janë shkaktuar vetëm probleme me ener gjinë elektrike.

Si pasojë e erërave me problem e energjisë elektrike po përballen edhe komuna e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it rreth 600 punëtorë janë duke punuar për të përmirësuar gjendjen e furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori