LAJMI I FUNDIT:

Erërat e forta po shkaktojnë shumë prishje në rrjet

Erërat e forta po shkaktojnë shumë prishje në rrjet

Erërat e forta që po mbizotërojnë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Zonat më ta afektuara janë në rajonin e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit. Dëme ka edhe në rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Mitrovicës, përderisa rajoni i Gjilanit është më pak i afektuar.

Këto janë disa prej të dhënave që ka përmbledhur KEDS-i përmes një komunikate për media. Po ashtu në këtë komunikatë thuhet se mbi 600 punëtorë të KEDS-it mbrëmë gjatë gjithë natës kanë qenë në terren duke i sanuar në vazhdimësi prishjet.


foto e prishjeve- shtylla

“Ata, së bashku edhe me disa kompani kontraktuese që ka angazhuar kompania po bëjnë një punë të pakursyer duke luftuar me këto prishje por pasiqë erërat e forta po vazhdojnë edhe në këto momente, KEDS po ballafaqohet me dëmtime të vazhdueshme”, thuhet në komunikatë.

KEDS i siguron të gjithë qytetarët e vendit që po bën të pamundurën që të rikthehet normaliteti. Përveç punëtorëve të rregullt KEDS ka angazhuar edhe kompani kontr aktuese për të sanuar këtë gjendje sa më shpejt që është e mundur.

Në këtë situatë, KEDS bën thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët dhe të lajmërojnë çdo prishje në Qendrën e Thirrjeve.

“Bashkëpunimi i qytetarëve duke na njoftuar dhe duke qenë vigjilentë është e një rëndësie të veçantë në raste të tilla prandaj u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos ndërmarrin asnjë gjë vet sepse siguria e tyre është prioritare mbi të gjitha. KEDS edhe njëherë siguron se do të përgjigjet sa më shpejt që është e mundur në çdo rast nevojshëm”, thuhet në komunikatën e KEDS-it./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori