LAJMI I FUNDIT:

Erdogani planifikon ta takojë Putinin në Moskë në fund të muajit

Erdogani planifikon ta takojë Putinin në Moskë në fund të muajit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të udhëtojë në Moskë më 27 gusht, për ta takuar presidentin rus, Vladimir Putin. Zyra e presidentit Erdogan ka njoftuar se takimi është vendosur pas një telefonate në mes të dy presidentëve, ku u diskutua për zhvillimet në Siri.

Kremlini zyrtar theksoi se Putin dhe Erdogan janë pajtuar gjatë bisedës për të shtuar përpjekjet që të qetësohet situata në provincën Idlib, ku dhuna ka detyruar dhjetëra mijëra persona të ikin nga vendi.

Turqia deri më tash ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria që nga konflikti në mars të vitit 2011.


Që nga fundi i muajit prill, Qeveria e Sirisë dhe ushtria e Rusisë kanë bombarduar provincën Idlib – bastionin e fundit të forcave që kundërshtojnë regjimin e Asadit.

Rusia dhe Turqia mbështesin palë të ndryshme në këtë konflikt.

Rusia kishte ndihmuar pas lansimit të fushatës ajrore ndaj preidentit sirian si dhe kishte rritur prezencën ushtarake në Siri më 2015.

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori