Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Rusi, ku do të ketë takime me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin, ndërsa dy liderët së bashku do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit bilateral për bashkëpunim në nivel të lartë.
Siç lajmëroi TASS, pritet që temë kryesore e bisedimeve ndërmjet Putinit dhe Erdoganit të jetë normalizimi i marrëdhënieve bilaterale, të cilat u përkeqësuan në mënyrë drastike pas rrëzimit të aeroplanit rus Su-24 nga ana e forcave turke mbi kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë në nëntor të vitit 2015.
Përmirësimi i marrëdhënieve filloi pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet në Turqi, në korrik të vitit të kaluar, përcjell kp.
Në bisedime do të bëhet fjalë edhe për planet për rritje të këmbimit bilateral tregtar deri 100 miliardë dollarë në vit, për suspendim të ndalesës për import të disa mallrave turke në Rusi, që ishte vendosur pas nëntorit të vitit 2015 dhe ende është në fuqi, si dhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Turqisë gjatë hyrjes në territorin rus.
Në mesin e temave bilaterale për të cilat do të bisedohet, pritet të jenë edhe projektet për ndërtimin e gazpërçuesit “Rrjedha turke” dhe të centralit bërthamor “Akkuju” në Turqinë jugore, si dhe planet e Ankarasë për furnizim të sistemeve kundërajrore ruse të llojit S-400.
Nga temat ndërkombëtare pritet që çështje kryesore të jetë kriza në Siri dhe lufta kundër grupit xhohadist Shteti islamik dhe terrorizmit.
Burime nga delegacioni turk paralajmërojnë se Erdogan do ta ngritë edhe çështjen për raportin ndaj forcave të kurdëve sirianë, të cilët Ankaraja i akuzon për lidhje me Partinë punëtore kurde (PKK), ndërkaq të cilët mbështeten nga vendet perëndimore dhe në Luftën qytetare siriane janë një nga rivalët e regjimit të Damaskut, mbështetës kryesor i të cilit është Moska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit