LAJMI I FUNDIT:

Erdogan kërkon ndihmën e Papës për t’i dhënë fund ‘masakrës’ së palestinezëve

Erdogan kërkon ndihmën e Papës për t’i dhënë fund ‘masakrës’ së palestinezëve

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka diskutuar sot përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës me Papa Françeskun, duke nxitur kreun e Vatikanit të ndihmojë në ndalimin e ‘masakrës’ së palestinezëve nga Izraeli.

Në telefonatën e liderëve të mbajtur sot në javën e dytë të konfliktit të rëndë në Gaza, Erdogan ka fajësuar Izraelin për përkeqësimin e konfliktit.

“I gjithë njerëzimi duhet të bashkohet duke dënuar Izraelin për mizorinë e tij. Palestinezët do të jenë objekt masakre deri kur komuniteti ndërkombëtar të japë dënesën e tij ndaj Izraelit me sanksione”, tha mes të tjerash Erdogan.


Presidenti turk gjithashtu ngriti lart thirrjet e Papa Franceskut për fundin e konfliktit, duke thënë se influenca e Papës “ka qenë me një rëndësi të madhe për mobilizimin e botës së krishterë dhe komunitetit ndërkombëtar”.

Papa Françesku ka folur hapur për konfliktin që deri tani ka lënë të vdekur 200 palestinezë, duke përfshirë të paktën 58 fëmijë. Pala izraelite thotë se 10 civilë janë vrarë nga raketat e Hamas që prej nisjes së zjarrit.

Të dielën Françesku e përshkruante numrin e vdekjeve në rritje si një “paralajmërim i tmerrshëm e i papranueshëm”, se konflikti mund të dalë jashtë kontrolli.

“Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura mes Rripit të Gazës e Izraelit, rrezikojnë të degjenerojnë në një spirale të pakontrolluar vdekjeje e shkatërrimi”, tha Papa.

Ashtu si dhe Turqia, kreu i Vatikanit ka qenë në kontakt me Iranin, një tjetër vend që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Palestinën. Sot Papa mbajti një takim me ministrin e Jashtëm iranian Javad Zarif, i cili po viziton Italinë, por deri tani nuk janë publikuar detaje nga takimi.

“Republika islamike e Iranit dënon fushatën e re të agresionit brutal të regjimit sionist, kundër popullit të pambrojtur të Palestinës dhe Rripit të Gazës, që ka shkaktuar martirizimin e dhjetëra civilëve të pafajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, si dhe shkatërrimin e dhjetëra ndërtesave rezidenciale”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori